Zanë Mali: KUSH T’MË THOTË ‘TË DUA’
Tërë ditën
zërin tënd të ngrohtë desha ta dëgjoj.
Prita një fjalë a një varg
i dashur
fjalët e botës i përbiva në pritje
e pos pritjes asgjë s’u shfaq.
Brenda katër mureve strukur
pa frymën tënde
as akrepët e orës nuk lëvizin.
Kush t’më thotë: të dua…
Please follow and like us: