Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Embro Zholi

 

Vendlindjes

 

Poshtë këmbëve të tua gurgullon një lumë

Fytyra të skuqet në majëmale nga agimet

Rrënjët e tua të thella natyrisht

Të ëmbla, të thjeshta, të bardha gëzimet.

 

Tri herë të dogjën dushmanët e huaj

Tri paja nusesh të bukura Plesat

Tri breza fëmijësh do të të çonin më tutje

Ky brez të ngiti lart e më lart.

 

Ky të ngriti e të përtëriu

Rininë që në shekuj e mbajte si flakë

Ja si ngre supet krenar

Që të mos vdisje rilinde prapë.

 

Shpresoj se të erdhi epopeja e luftës

Ajo që të jep krahë e të ngre në qiell

Gëzimet e tua s’i ka kush tjetër

Të bardha, të thjeshta, të zjarrta si diell.

 

Tek ti I hodha hapat e parë

Hapat që aq bukur më mësove t’i hedh

Thjesht se mendimet e mia tani

Që varg-varg në këtë vjershë i derdh.

 

Kur vij aty me të madhin mall

Të vërej që hap krahët e më pret

Më thua me fjalën e ëmbël: Bir

Ku shkove, ç’u bëre kaq vjet?

 

Dukesh sikur zemërohesh me mua

Këpucëve të mia që ecin në asfalt

Tek ti u linda ndaj di të eci

Ndaj di të eci dhe rrugëve me baltë.

 

Të dua sa veten time

Aty jam dhe mua s’më sheh

Jam me prindërit, motrat, shoqet

Me mallin për ty që vazhdimisht më rreh.

 

Sërish për vendlindjen

 

Vite më parë shkrova një poezi për vendlindjen

Për njerëzit, erën e mirë të tokës, dashuritë

Dhe ndjej se kam lënë diçka pa shkruar

Por jo, jeta aty zbukurohet përditë.

 

Dhe ndjej se kam lënë diçka pa shkruar

Te poezia ime 7-8 vjeçare

Së paku emrat e fëmijëve të lindur këto vite

Që më afrohen pranë dhe ndonjë s’e  njoh fare.

 

Vite plotë, njerëzit janë shtuar e rritur

Ndonjë i mirë nga jeta është ndarë

Rrugët mbushur me cicërima fëmijësh

Më vjen për të qeshur, më vjen për të qarë.

 

Një bashkëmoshatari im është bërë baba

Fqinja ime këto ditë bëhet nuse

Ngjyra plotë natyra e vendlindjes sime

E kuqja nglet si gonxhe burbuqe.

 

Malli për nënën, rrënjë lisi i moçëm në tokë

Tani burrë i martuar, pranë saj ndihem fëmijë

Kënaqësinë do ta ndjeja më të plotë

Kru fëmija ime ndaj vendlindjes të sillej si bijë.

 

Jetoj shumë larg vebdlindjen

Por edhe pranë saj njëkohësisht

Sapo malli lind, unë hop atje

Maatonë që s’më lodh përjetësisht.

 

Vjershat e mia

 

Ti e di që më pëlqen të shkruaj dhe shkruaj

Shkruaj për çdo gjë, për dashurinë

Kur i lexoj më pas kenaqem

Ndërsa ti veçse mbyll sytë.

 

Doemos që shqetësimi yt më dhemb

Trishtohem kur s’pëlqen vargjet e mia

Nuk e kupton se aty fshihem unë

Se në to është gjithë dashuria.

Ti mos u shqetëso se i dua shumë lulet

Paçka se një tufëz nuk të kam dhuruar

Dua të jem thjesht një borxhli

Por e mbaj sekret të vonuar.

 

Mos u trishto se shkruaj për femrat

Vargjet për to kanë qenë një kujtesë

Dhe kur ndonjërës ia kam lexuar

U jam përulur, kam kërkuar ndjesë.

 

Për ty do shkruaj dhe herë të tjera

Mbase më duhet të bëj një roman

Ti padyshim kur ta lexonj  një ditë

Do thuash me vete kam një vigan.

 

Padrejtësi

 

Çdo ditë mijëra njerëz lëvizin në tokë

Mijëra veprime që gtë dhembin sytë

Pse bota është krijuar kështu

Ndërsa i njëjti refreen vijon përditë.

 

Edhe aty ku syri nuk dallon

Padrejtësi kryhen pa fund

Njerëz me dhe pa moral

Bëhen fli dhe për një pëllëmbë tokë.

 

Diku në një lokal periferie

Dikush për qejf grisi ca dollarë

Në sytë e atyre që s’e njohin fare

Që gjumi nga uriz i zë duke qarë.

 

Ndërsa njerëzia vazhdon jetën monotone

Qesh e harliset sikur s’ka ndodhur asgjë

Nuk  ekupton se në këto vise

Ka mbirë mendimi për të mos jetuar më.

 

Jemi a s’jemi qënie njerëzore

Jemi apo s’jemi me arsye në tokë

Padrejtësi të tilla shtrojnë mëdyshjen:

Duam jetën apo na kanë lindur me zor.

 

Në bjeshkë

 

Në bjeshkë ka ujë dhe ajër të pastër

Toka kur djersin nga lulet mbulohet

Dhe sikur një javë të jes atje

Pa derdhur djersë, zor se largohet.

 

Kur majat mbushen me dëborë

Ujqërit klithin të uritur

Gjahtar i famshëm bëhesh domosdo

Dhe vetja të ngjan më i rritur.

 

Në bjeshkë ka ujë e ajër të pastër

Njerëz të hijshëm gjithashtu

Ndaj fjalën që thonë s’e kthejnë kurrë

E burrërinë s’e matin vetëm kështu.

 

Kur i akuzon se janë konservatorë

Me të drejtë skuqen si flaka:

“Çka he burrë na korit malësinë

Çka deshe prej meje dhe s’ta qita”!

 

I them me drojtje xha Vatës

Vajzën s’duhet ta martojë ashtu

Ai ul kokën, rri i heshtur

E diçka gdhend me nge në dru.

 

Pështyn më pas nga lodhja

Kutinë e duhaniet ma zgjat si zakon

“E di bre djalë, fort kam gabu

Po tash asht vonë me ndryshu”!

 

Në bjeshkë ka ujë dhe ajër të pastër

Njerëzit janë të paqtë gjithashtu

Fjalën konservator e kanë flakur tutje

E kanë shkelur me këmbë po ashtu.

Please follow and like us: