Albspirit

Media/News/Publishing

Manushaqe Toromani: Vetmia…

 

 

Ndoshta do të ulet sërish harabeli në parvazin e asaj dritareje

Do të këndoj trishtueshëm këngën e tij

E jo si herë tjera

Brenda dhomës nuk ka më jetë

Kanë mbetur vetëm kujtimet

Aty gjithçka e bukur ka marrë tjetër formë

Sendet pa frymë e pa vlerë kanë mbetë (dikur dhe ato frymonin)

Dritarja ka mbetur e mbyllur, veshur me avuj trishtimi

Me lotë dhimbjeje.

 

Ke humbur një pjesë të jetës tënde

Pjesën më të bukur

Ku askush nuk mundet ta prek

Aq më tepër ta ndiejë

Ke humbur shpirtin tênd

Dritarja do té jetë në të njëjtin vënd

Nuk të duhet më ta hapësh e të shohësh nga aty

Gjithçka të bukur përreth.

Tani dhe vet dritarja për ty nuk ka asnjë vlerë

Please follow and like us: