Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Qëllim dhe përfundim

Kostandinopoja

Kur qëllimi nuk arrihet, njeriu heq dorë prej tij. Ndonjëherë, planet janë bërë, rruga e qëllimit është marë, por e kundërta përmbushet. Njeriu nuk ka marë mësim dhe përsërit të njëjtin gabim.
Plani fillestar për Kryqëzatën e Katërt ishte nisja e një sulmi në Egjipt. Kryqtarët planifikuan të rimerrnin Jerusalemin pasi të pushtonin Egjiptin. Por askush nuk ishte i interesuar të udhëtonte në Egjipt nëpërmjet tokës, kështu që ata zgjodhën të lundronin. Për të udhëtuar atje, kryqtarët kërkuan që venecianët të ndërtonin anije të shumta për ta.
Gjërat duket se po shkonin mirë për momentin, por ky ishte vetëm fillimi. Kryqtarët u detyroheshin venecianëve një shumë të madhe parash që ata nuk ishin në gjendje t’i paguanin sepse kishin llogaritur gabim numrin e anijeve që do të kërkonin. Pas kësaj, doge i vjetër i Venecias u tha se ai do t’i lironte ata nga një pjesë e borxhit nëse kryqtarēt sulmonin qytetin e krishterë të Zarës në Kroacinë e sotme. Shumica e kryqtarëve rrethuan qytetin dhe e pushtuan atë pavarësisht se Papa Inocent III i kishte thënë jo. Për këtë arsye Papa shkishëroi çdo kryqtar dhe venecian.
Më pas, një princ i ri bizantin i mërguar i quajtur Aleks Anxhelo u bëri një propozim joshës kryqtarëve: të shkonin në Kostandinopojë që të lironin babanë e tij nga kontrolli i xhaxhait të tij në pushtet. Aleksi u premtoi për të nënshtronte Kishën Ortodokse ndaj autoritetit të Papës dhe të shlyente borxhin e kryqtarëve ndaj venecianëve. Pas arritjes së një konsensusi, shumica e kryqtarëve dhe venedikasve u nisën për në Konstantinopojë.
Rrethimi i qytetit filloi në korrik 1203 dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai uzurpator i Aleksit u arratis nga qyteti dhe u nis për në Traki. Thesari perandorak ishte pothuajse i varfëruar për shkak të shpenzimeve ekstravagante, dhe ryshfeteve të zyrtarëve.
Ndërsa Aleksi ishte i suksesshëm në mbledhjen e më shumë se gjysmës së fondeve që u kishte premtuar kryqtarëve, ai nuk ishte në gjendje të përmbushte angazhimet e mbetura. Situata po përkeqësohej shpejt dhe kryqtarët dhe venecianët u ndjenë të mashtruar. Si Perëndimi Latin, ashtu edhe Lindja Bizantine, prej kohësh nuk e vlerësonin tjetrin, gjë që çoi në tensionim të marrëdhënieve.
Bizantinët humbën besimin te Aleksi i ri dhe një i afërm, Aleks Duka, e rrëzoi atë. Sapo kryqtarët dhe venecianët iu lutën Aleks Dukës që të kthente borxhin, ai u shpalli luftë atyre. Kryqtarët e zemëruar sulmuan dhe pushtuan qytetin. Pasi Kostandinopoja u pushtua nga kryqtarët dhe venecianët, qyteti u plaçkit. Plani fillestar, ai për marrjen e Jeruzalemit, u harrua.

Please follow and like us: