Holokausti/Të parandalojmë Holokaustin serb ndaj shqiptarëve
Gjelok Marko
WILLIAM WALKER VIZITON VENDIN KU NDODHI MASAKRA
Është detyrim i çdo shteti antar të NATO-s që 2 përqind të buxhetit shtetëror ta harxhojë për mbrojtjen. Kryeministri Edvin Kristaq Rama këtë qëllimisht nuk e bën, përkundrazi mundohet me çdo mënyrë ta sabotojë mbrojtjen e Shqipërisë. Asnjë përpjekje nuk bëhet për të krijuar aleanca me Kroacinë e veprime të ngjashme.
Kur pyetet për rrezikun që kanoset nga Serbia, Edvin Kristaq Rama do të na mbushë mendjen se ky rrezik nuk ekziston.
Pas takimit të fundit në Shkup, Joseph Goebbelsi i Millosheviçit Vuçiç deklaroi: “Ballkani i Hapur” vazhdon, dmth: Merrni zemër të gjithë ju o sërbomëdhenj, bashkë me Edvin Kristaq Ramën dhe Maqedoninë po vazhdojmë të punojmë që të realizohet ëndërra shekullore e “Serbisë së madhe” dhe gjithë Pansllavizmit: Durrësi të bëhet porti detar i Serbisë. Na zhgënjen shumë fakti se ndaj këtyre deklaratave të Vuçiçit nuk reagohet në Shqipëri. Edvin Kristaq Rama po e tregon me fakte se vazhdon të mbetet aleat i planeve të Joseph Goebbels-it të Millosheviçit, Vuçiç.