“Mirëardhshi në SHBA”, Ambasada Amerikane heq afatin 6-mujor të skadimit të pasaportës
Të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë pasaportë shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA, do të mund të udhëtojnë drejt këti shteti, pa pasur nevojë që vlefshmëria e pasaportës, të jetë për 6 muaj pas udhëtimit të tyre.
Përme një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet se Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor.
“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Facebook.