Zanë Mali: VALS I PAPARË
Vrapoj pas gjetheve
që i përdredh era
për t’i paluar një nga një
në trupin tënd të ngrohtë.
Një mozaik me ngjyra stinësh
më fton në ekspozitën
që hapet solemnisht me puthje.
Ç’mrekulli
një vals i paparë luhet syve të mi.
Please follow and like us: