Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Heshtje…

11 janari 1946/Kur Shqipëria shpallej Republikë P0pullore Socialiste

11 janari 1946 edhe këtë vit çuditërisht u la në heshtje, kur duhej të anatemohej. Kuvendi i asaj kohe e shpalli vendin republikë “popullore” dhe më pas socialiste; Partia Komuniste doli hapur me emrin e saj dhe pastaj u bë Parti e Punës.
Të gjitha këto dolën nga vendimet e asamblesë së parë më 11 janar 1946, pa asnjë opozitë. Kundërshtarët ishin eleminuar.
Më 1991, çdo gjë në sipërfaqen komuniste ndryshoi. Fjalët “popullore socialiste” u fshinë nga hartat. Por kuvendi i 11 janarit 1946 mbeti në heshtje, nuk ndryshoi, por u nda, u bë “pluralist”, të majtët u ndanë në shumë parti artificiale dhe parlamenti u bë një fushë “ndeshjesh futbolli”, ku të majtë e të djathtë, sa për sy e faqe, ndeshen, pa gola si miq që janë.
Deputetët në parlamentin e çoroditur grinden e zihen, dhe në mbrëmje takohen në ndonjë restoran Vip, hanë, pinë dhe qeshin.
Kjo bëhet në politikë, ku ata sikur shahen me grua, nëne, e babë, sepse turp nuk kanë; apo kur kërcënojnë njeri-tjetrin me burg, kur të marrin pushtetin; asnjë prej bosave nuk është burgosur, dënimi me vdekje, prej së cilit kanë frikë, është hequr. Bosët janë në politikë, aty ku ishin 32 vjet më parë dhe njerëzit pashpresë kanë hequr dorë nga kërkesat për ndryshime. Prandaj për 11 janarin heshtet dhe diktatura nuk tërheqë vëmendje, ecën që një ditë të dalë përsëri mbi dhè.

Please follow and like us: