Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho nderohet sërish me çmimin “Artistja më e mirë e vitit”

Në Dutch National Opera-Amsterdam, në ndarjen e çmimeve “Opera Awards 2024”, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho u nderua sërish me çmimin “Artistja më e mirë e vitit”.
Ermonela Jaho shquhet për talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe thellësinë emocionale që shpërfaq. Portretizimi i saj i Magdës në “La rondine” të Puçinit në Operan e Cyrihut, ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme, duke treguar aftësinë e saj për të përcjellë emocione të thella përmes zërit dhe interpretimit.
Mesazhi i Ermonela Jahos
Së pari Spanja dhe tani Gjermania me këtë çmim të papritur! Do të përpiqem të shpreh me fjalë mirënjohjen time dhe çfarë do të thotë kjo arritje për mua, por do të ishte e pamundur. Ndihem krenare që jam edhe në mesin e të nominuarve, e lëre më çmimin Fitues për këngëtaren femër 2024. Faleminderit OPER! AWARDS për këtë nder të madh. Një falenderim i madh për kolegët e mi të mrekullueshëm, për publikun e mrekullueshëm që më dha dashurinë dhe vlerësimin e tyre dhe për çdo person të dashur që ka mbështetur rrugëtimin tim. Muzika duhet të tregojë një histori duke frymëzuar audiencën dhe nuk ka arritje më të madhe sesa të lidhesh me çdo zemër që dëgjon!
Please follow and like us: