Astrit Lulushi: Senatus Populus Quirites Romani
S.P.Q.R.? Nuk ka asnjë kuptim të vetëm, real dhe mbi të gjitha të verifikuar.
Kur shkon në Romë, e lexon shpesh, shfaqet në shumë monumente, veçanërisht nga Roma e lashtë. Ky shkurtim është themelor për historinë e Qytetit të Përjetshëm dhe përhapja e tij ka arritur në të gjithë botën, që nga kohërat e lashta e deri në ditët e sotme, deri në atë pikë sa sot shfaqet në simbolin e Bashkisë së Romës.
Kjo shkurtesë e ka origjinën në kohën e Republikës Romake kur dy figurat kryesore të pushtetit ishin Senati – patricët – dhe populli – plebeja.
Sipas enciklopedisë italiane, shkurtesa S.P.Q.R., barazohej me “shkurtesën e shpeshtë në mbishkrimet latine për të treguar popullin romak. Ndoshta fillimisht ekuivalente me Senatus Populus Quirites Romani (Quirites), më vonë u kuptua si Senatus Populusque Romanus. Formula, e plotë ose formë e shkurtuar, përdoret në mbishkrimet monumentale Shkurtesa, e cila u kthye në përdorim në mesjetë (shek. XII), shfaqet në monedhat e senatit romak të asaj periudhe.
Sipas fjalorit latinisht-italisht, shkurtesa ishte ‘Senatus Populusque Quiritium Romanum’, që do të thotë ‘Senati dhe Populli Romak i Quirites’. Kuiritët ishin qytetarë romakë që gëzonin të drejta të plota qytetare romake.
Me kalimin e kohës, legjendat e lidhën akronimin me përkthime të ndryshme, nga “Sapiens Populus Quaerit Romam” – “Një popull i mençur kërkon Romën” – “Sanctus Petrus Quiescit Romae” – “Shën Pjetri prehet në Romë”.
Në ditët e sotme, gjejmë akronimin S.P.Q.R. kudo në Romë.
Në Trofeun monumental të Augustit. Në Pallatin Senatorial, midis Pallatit Kapitolinë dhe Pallatit të Konservatorëve në Sheshin Capitoline Hill. Në harkun e Titit. Në mbulesa të ndryshme pusetash të shpërndara në të gjithë qytetin. Nëse bëni një shëtitje nëpër rrugët e Qytetit të Përjetshëm, me siguri do ta gjeni diku.
Disa madje bëjnë tatuazh akronimin në këmbët ose krahët e tyre.