Ministri serb Mbrojtjes i shqetësuar për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Turqi
Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha të martën se Beogradi është i shqetësuar për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Turqi, duke shtuar se ajo do të ketë një përgjigje adekuate.
Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës dhe Turqisë, Ejup Maqedonci dhe Yasar Guler nënshkruan të hënën në Ankara një marrëveshje kornizë ushtarake, e cila synon të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak.
Vuçeviq tha se kapacitetet politike dhe të tjera të Serbisë do të përshtaten për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe rreziqet “duke përfshirë rrezikun për atdheun tonë pasi çështja është se për çfarë po armatoset e ashtuquajtura ushtri e Kosovës”. Ai u tha gazetarëve në kazermën e Gardës në Topçider se “kjo është një tjetër ushtri shqiptare, de fakto, nëse shikoni përbërjen etnike”.
Ministri i mbrojtjes paralajmëroi se marrëveshja bie ndesh me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike e cila i dha fund luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vuçeviq tha se Turqia është lider në mesin e vendeve anëtare të NATO-s që marrin pjesë në transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Serbian DefMin concerned over Kosovo-Turkey military agreement