Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: DERISA T’JETOSH NË MUA

 

Unë jam gjumi përtac

i mëngjeseve të hershme

jam zëri që vrullshëm të zgjon

 

gjethi që era e sjell tek ti

kënga që e përqafon

zana që të push(t)on jam

 

fjolla e dëborës që të ka rënë

mbi  supe

 

rrezja që shpirtin ta ngroh

 

shiu i pranverës jam unë

që piklon këndshëm trupin tënd

aroma e lules që ti kërkon

 

e hënë që ndriçon natën.

 

Jam dhe arsyeja e netëve të Tua

pa gjumë

ajo që t’mungoi dje, sot e nesër

në zemrën tënde.

derisa t’jetosh në mua.

Please follow and like us: