Albspirit

Media/News/Publishing

Ajet Haxhiu: Mbi romanin “Kam pasur një vëlla, ndonjëherë”?

 

Sapo lexova romanin “Kam pasur një vëlla ndonjëherë” të shkrimtarit tashmë të afirmuar Rifat Ismaili dhe desha të ndaj me ju një analizë të kësaj vepre letrare me mjaft vlera artistike.
Që në nisje më bën përshtypje qasja e këndshme e autorit me lexuesin për të hyrë me kuriozitet në labirinthet e romanit. Dy vëllezër binjakë me antitezë të plotë me njëri -tjetrin kanë zënë vend ëmbelsisht në penën magjike të autorit. Filozofia dhe guximi për të afishuar me vërtetësi çdo detaj jetësor të vëllezërve të bëjnë ta lexosh me një frymë romanin. Erosi i pastër i shprehur troç nga autori është një nivel i lartë i të bërit letërsi dhe art, që mund ta krahasosh pa frikë me Bukovskin apo edhe me shkrimtarë të tjerë me famë botërore. Po kështu mjaft të goditura janë edhe bëmat dhe ngjarjet e jetës së dy vëllezërve, ku në njërën anë është jeta e shthurur, pija, femrat dhe puna në varreza e njërit vëlla dhe në anën tjetër familja dhe jeta normale e vëllait tjetër. Ajo që më bën përshtypje është vërtetësia e ngjarjeve që pothajse përputhen me jetën reale.K ëtu qëndron aftësia filozofike dhe artikuluese e autorit. Dhe për t’i dhënë një mbyllje të bukur romanit autori i bashkon të dy vëllezërit në një të vetëm duke e bëre unikale këtë vepër.
Në këtë roman ka jetë, stil, guxim, vërtetësi, aktualitet, eros dhe gjithçka tjetër. Pra është shumëdimensional dhe si i tillë ia vlen që ta kesh në bibliotekën personale.
Please follow and like us: