Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Kau memec

Shën Thomas Aquinas

Shën Thomas Aquinas është i njohur për një shprehje aq të thellë, saqë mbahet mend edhe sot pas më shumë se 700 vjetësh.
Ai ishte gjeni dhe teolog i shkëlqyer nga Sicilia. Kur ishte i ri, Thomas iu bashkua një urdhëri dominikan. Familja nuk deshi që ai të bëj murg. Kështu që e rrëmbeu dhe e mbajti në burg në shtëpi për disa vjet. Kur pa se Thomas nuk hiqte dorë, e ëma i hapi dritaren dhe e la të arratisej, për të treguar se nuk ishte dakord me vendimin e djalit.
Thomas ishte i heshtur, i qetë, i butë, dhe njerëzit e merrnin naivitetin e tij për idiotizëm.
Një ditë, shokët e tij murgj vrapuan drejt tij dhe i thanë:
“Thomas, eja shiko! Derrat po fluturojnë në qiell”!
Thomas u hodh hodh nga vendi ku ishte ulur dhe doli në dritare për t’i parë.
Mes murgjëve shpërthyen të qeshura.
Ai heshti për një minutë, pastaj tha:
“Më mirë të besoja se derrat mund të fluturojnë, sesa që vëllezërit e mi të më gënjejnë”.
Për shkak se Thomas nuk fliste shumë, disa nga shokët e tij studentë menduan se ai ishte me zhvillim të ngadalshëm mendor. Por Albert Magnus, mësues i tij, në mënyrë profetike tha:
“Ju e quani Thomas Aquinën ‘bos mutus’ kau memec, por një ditë ai do të prodhojë një zhurmë të tillë sa do të dëgjohet në të gjithë botën”.
Thomas u bë më i madhi nga filozofët skolastikë.
Ai përqafoi disa ide të paraqitura nga Aristoteli dhe u përpoq të sintetizonte filozofinë aristoteliane me parimet e krishterimit.
Sipas filozofit anglez Anthony Kenny, Thomas ishte “një nga filozofët më të mëdhenj të botës perëndimore”.
Më 1999, Papa Gjon Pali II, e nderoi Thomas Aquinas, duke i dhënë titullin “Doktor of Humanity”
Please follow and like us: