Albspirit

Media/News/Publishing

Petrit Qejvani, pjesë e pjekurisë së krijimtarisë artistike

 

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Libri “Performancë” me tri nuanca të arrira

Përkujtimorja për të paharruarin Petrit Qejvani, edhe pas 10 viteve të ndarjes nga jeta, ishte një dukuri e veçantë për tërë rrethin familjar, miqtë dhe shokët e tij. Njerëz dhe figura që lënë gjurmë edhe në shekuj do të kujtohet për veprën e tyre të lënë në bibliotekta tona. Është një kënaqësi që redaktori Luan Malaj, botuesi Genti Gëzhilli na kanë sjellë “Performancë” të Petrit Qejvanit në tri nuanca mjaft të arrira. Shpreh mirënjohjen për Prof. Begzat Baliu për një përshkrim në hyrje të “Performancës”, mjaft kuptimplote dhe mbresëlënëse, për të shijuar leximin e triptikut me arritjet më të mira, sipas përzgjedhësve, pasi vepra e shkruar nga Petrit Qejvani është e gjitha Performancë.

Libri “Performancë” e përgatitur dhe e përzgjedhur nga e gjithë krijimtaria letrare e studimore, na sjell orgjinal shkrimtarin, kritikun dhe analistin Petrit Qejvani, që ishte dhe mbeti intelektual në pesë dekadat e fundit, poet, prozator, kritik dhe analistit. Nëpërmjet këtij triptiku njihemi dhe me një biografi të shkurtër, por të pasur në shtrirjen kohore të periudhës prej më shumë se pesë dekada.

Prej biografisë del se Petrit Qejvani, i takon brezit që krijimtarinë letrare dhe studimore e ka filluar në fund të viteve ’60, të shek. XX. Ishte kjo një periudhë krijimesh letrare të brezit të ri të Shqipërisë, sepse ishte periudha e shkrimtarëve të afirmuar si: Dritëro Agolli, Ismail Kadare e Fatos Arapo po dhe e shkrimtarëve që po krijonin themelet e krijimtarisë së tyre serioze: Frederik Reshpja, Moikom Zeqo, Faslli Haliti, Thanas Dino, Sadik Bejko etj.

Në këtë kohë dolën dhe shkrimtarët që shquheshin për motivet popullore, për varg lirik, për natyrë, shpirt dhe dashuri për jetën, ku hynte dhe poeti i kërkimeve lirike dhe prozatori e studiuesi Petrit Qejvani.

Në vitet ’70 ë shek. XX u kalua në veçori të prozës dhe në vend të poezisë, siç shprehet akademik Qosja u afirmua një pjekuri e krijimtarisë artistike. Teksti i periudhës së viteve ’70 temë për zemër kishte temën nga lufta partizane. Këtë e vrejmë dhe në prozën e tij, sidomos në tregimet “Në gjirin e popullit” “Qiriu në dritaren e kishës”, etj.

Një triptik me ngjyra reale

Nëpërmjet librit me përzgjedhje “Performancë” të Petrit Qejvanit ne njihemi me biografinë letrare dhe profesionale të tij, me jetën e një mësuesi në fshat në zona të thella të Shqipërisë, për të vijuar me drejtues teatri dhe në përmbyllje të jetës, ligjëruesi në universitet. Nëpërmjet këtij triptiku shumë të pëlqyer na vjen biografia e një edukatorit të një brezi të hershëm dhe bibliografia e një pedagogu që edukon një brez në formim.

Dakortësohem me mendimin e prof. Begzatit së është ende i pa njohur dhe jo i plotë portreti krijues i tij, por me këtë prurje plotësohet deri diku portreti i ndritur i Petrit Qejvanit.

Homazhi që i bëjmë në 75-vjetorin e lindjes së tij, të ngelet si njëpikënisje për të zbardhur të plotë të gjithë veprën e Petrit Qejvanit.

Nga leximi i këtij triptiku më kanë ngelur në mëndje thëniet lapidar të tij, si “liria është monumentale”, apo “krenari me përulësi, trimëri me dhëmbje, dashuri me nostalgji”, si dhe “të njohim sakrificat e njeriut në luftë, për faktin se në luftë ndodhin gjërat më të pabesueshme”, etj.

Njohje me autorin

Petrit Qejvani lindi në Palorto të Gjirokastrës, në 1 shkurt të vitit 1949. Në vitet 1968-1972 kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë-Letërsi dhe kursin pasuniversitar një vjeçar për Kritikë Letrare pranë Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë në vitin akademik 1977-1978. Në vitet 1972-1987 shërbeu si mësues letërsie në Kukës dhe në Vlorë. Në tri vitet e mëpasme Drejtor i Teatrit të Vlorës dhe më pas mësues dhe drejtor në shkolla të ndryshme të qytetit të Vlorës. E mbylli karrierën pedagogjike në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, si lektor i Letërsisë Antike e Mesjetare, si dhe i Estetikës. U nda nga jeta në 13 gusht të vitit 2014. Pas vdekjes, u botuan vëllimi poetik “Kënga e zogut blu” (2015) dhe libri “Fjala ime” me publiçistike (2016). Libri i fundit, “Performancë”, është një triptik antologjik, me krijimtari të zgjedhur në poezi, tregime dhe studime të Petrit Qejvanit në përkujtimoren e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Please follow and like us: