Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Përhapja

Duket se nuk është e vërtetë që njerëzit modernë mbërritën në Australi shumë më përpara sesa në Evropë.
Për ca kohë besohej se Homo sapiens mbërriti në Australi rreth 50 mijë vjet pes., ndërsa arritën në Evropë deri diku afër 40 mijë vjet, një hendek prej 10 mijë vjetësh. Sidoqoftë, provat e fundit sugjerojnë se njerëzit modernë në Evropë kanë ardhur pak para 50 mijë vjetësh. Duke pasur parasysh pasiguritë e përfshira, këta janë njerëzit që u shfaqën në Australi dhe Evropë në të njëjtën kohë. Dhe ka një ekzemplar të kafkës nga gadishulli ilirik (sot Balkan) me një datë mbi 200 mijë vjetësh, e cila duket më shumë si Homo sapiens. Nëse ky identifikim qëndron, është e besueshme që disa njerëz modernë shumë të hershëm mund të kenë arritur të paktën në skajet e Evropës, megjithëse duket se kjo do të kishte qenë pjesë e një popullsie të vogël që nuk mbijetoi shumë gjatë. Popullatat e qëndrueshme njerëzore ishin shumë më vonë.

Please follow and like us: