Albspirit

Media/News/Publishing

“Paolo Rossi, Djali i Artë dhe Legjendat e Futbollit në Tiranë”

2 – 25 febbraio 2024

Museo Storico Nazionale / Muzeu Historik Kombëtar

Tirana, Piazza Skanderbeg / Tiranë, Sheshi Skënderbej

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të bashkëpunojë në ekspozitën e memoraleve futbollisitike kushtuar kampionit italian.

“Do të doja që njerëzit të më imagjinojnë kështu kur të më kujtojnë: veshur me fanellën blu dhe me krahët e ngritur lart”.

Ekspozita “Paolo Rossi, djali i artë” kushtuar kampionit italian të ndarë nga jeta pak kohë më parë, do të organizohet nga data 2 deri më 25 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës.

Ekspozita e cila përfshin kujtime, fanella dhe fotografi ikonike nga karriera e futbollistit, promovohet nga World Camp International së bashku me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe Institutin Italian të Kulturës së Tiranës, me patronazhin e FIFA-s, CONI dhe FIGC.

Federica Cappelletti, bashkëshorte e Paolos dhe Presidente Nderi e Fondacionit Paolo Rossi, do të prezantojë memorale që nuk njihen nga publiku, medaljet origjinale nga Kupa e Botës 82, ndër të cilat spikat medalja e Kampionit Botëror.

Heroi i Mundial 82, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës në Spanjë, do të rrëfehet përmes një ekspozite që do të rikthejë të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij, të ndarë në seksione të ndryshme.

Në fund të rrugëtimit do të jetë e qartë se Paolo Rossi, edhe përpara se të bëhej një futbollist i madh, ishte një Njeri i madh, një person i aftë të përshkruante veten dhe veprat e tij me një gjuhë të vetme universale: atë të dashurisë, respektit, mirësisë dhe thjeshtësisë.

Please follow and like us: