12 Mars 1942/Ngritja e Flamurit Kuq e Zi në Pargë – Çamëri
Në fillim të vitit 1942 situata për krahinën e Çamërisë ishte me të vërtet dramatike. Kjo për arsyen se politika shoviniste greke vazhdonte të këmbëngulte fort sa çamët ishin shtetas turq ndaj duhet të shkonin në Turqi dhe të shkëmbeheshin me banorët me besim ortodoks nga Azia e Vogël. Nga ana tjetër pushtuesit fashistë italianë kërkonin që banorët e Çamërisë të bashkëpunonin me ta për të luftuar kundër Greqisë, pra t’i përdorte si mish për top.
Ndaj shqiptarët e krahinës së Çamërisë vendosën t’i dalin zot vatanit të tyre dhe organizuan në qytetin e Pargës ngritjen e flamurit kuq e zi shqiptar. Në datën 12 Mars 1942 popullsia çame iu përgjigj thirrjes së organizatorëve, patriotëve çamë dhe u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit rreth 1,000 vetë, si përfaqësues të viseve çame.
Tubimi filloi reth orës 9 – 9 e 30 minuta. Tubimin e hapi Haxhi Sejko nga Filati, i cili kish ardhur me 300 çamë të Filatit. Në fjalën e tij, pasi përmendi masakrat që kishin bërë shovinistët grek kundër popullsisë së pafajshme çame që nga viti 1913 e deri më vitin 1942, citoi fort rëndësinë e ngritjes së flamurit shqiptar si një domosdoshmëri për ti treguar grekëve, italianëve dhe gjithë fuqive të mëdha se Çamëria ishte Shqipëri.
Një ndodhi tepër domethënëse ishte ndërprerja e fjalës së z.H axhi Sejko nga një çam i Arpicës, i quajtur Isa Idrizi cili mori në duar flamurin dhe i lotuar e puthi disa herë, duke thënë: “Rrofsh o flamur shqiptar edhe 1000 vjet mbas kiametit”!
Ndërkohë, një avokat grek e pyet, pak me ironi: “Nuk bën ca shekuj më pak o barba Isaq”?
“Asnjë minutë më pak nuk bën”- iu përgjigj Isai.
Në këtë tubim ceremonial ishin pjesëmarrës midis shumë përfaqësuesve të zonës së Çamërisë, edhe përfaqësuesit nga fshati im Arpica.
(Shënimi im: Unë kam dijeni, nëpërmjet bisedave, dokumentacionit dhe informacionit vetëm për një pjesë të pjesëmarrësve, kryesisht ata të fshatit Arpicë – Arilë (Arpicë) dhe zonave përreth saj.
Mustafa Suloti…………Arpicë
Sadik Suloti…………….Arpicë
Ibrahim Muhameti…….Arpicë
Izder Muhameti………. Arpicë
Xhafer Muhameti………Arpicë
Jasin Muhameti………Arpicë
Hamit Muhameti……….Arpicë
Duro Balo………………..Arpicë
Sulejman Ahmeti………Arpicë
Muhamet Shabani……Arpicë
Ibrahim Nebiu………….Arpicë
Jakup Arifi……………..Arpicë
Meço Jaho……………..Arpicë
Izeir Zeqiri……………..Arpicë
Ismail Zeqiri……………Arpicë
Isa Idrizi………………..Arpicë
Behlul Idrizi……………Arpicë
Izeir Fetahu……………Arpicë
Nuredin Hyseni……….Arpicë
Galip Husi……………..Arpicë
Hamit Isai……………..Arpicë
Kujtim Isai……………..Arpicë
Brahim Bardhi…………Arpicë
Hysen Shurdhi………..Arpicë
Avdulla Sako………….Arpicë
Sulejman Avdiu……….Arpicë
Dahir Haxhiu…………..Arpicë
Halil Mersini……………Arpicë
Refat Omeri……………Arpicë
Haxhi Shuaipi(Cano)…….Arpicë
Mehmet Cano……………..Arpicë
Ferrik Cano………………..Arpicë
Riza Bido……………………Arpicë
Jaho Xhaferri……………..Arpicë
Bedri Fejzo………………..Arpicë
Sulo Hoxha……………….Arpicë
Kasim Tahiri………………Arpicë
Riza Gerra…………………Arpicë
Halim Gerra……………….Arpicë
Isa Gerra…………………..Arpicë
Muhamet Duli…………….Arpicë
Rakip Xhaferri……………Arpicë
Galip Muho………………Arpicë
Riza Muho……………….Arpicë
Brahim Alushi…………..Arpicë
Iliaz Aliu..…………….. Arilë (Arpicë)
Osman Hasani……….. Arilë (Arpicë)
Mamo Brahimi……….. Arilë (Arpicë)
Mejdi Beqo……………..Arpicë
Muhamet Isufi……….. Arilë (Arpicë)
Shuaip Kurti………….. Arilë (Arpicë)
Meçe Vehipi………… Arilë (Arpicë)
Ismail Fejzo…………… Arilë (Arpicë)
Sulejman Mane……….Arilë (Arpicë)
Lut Shuaipi……………….Arilë (Arpicë)
Fuat Meleqi………………Arilë (Arpicë)
Rexhep Aliu………………Arilë (Arpicë)
Damin Nuhu……………Vrohona
Avdulla Kasimi………….Margëlliç
Galip Myrto……………….Volë
Midis pjesmarrësve ishte edhe im atë Qamil Cano, nga Arpica. Thuajse të gjithë këta pjesmarrës të këtij akti atdhetar kanë banuar në Vlorë dhe mbi 80% të tyre i kam njohur personalisht. Nderim dhe respekt për këta çam patriotë.
Për këtë shkrim, të dhënat janë marë nga dokumenta të publikuara nga Shoqata “Çamëria”, nga libri i z. Bujar Shurdhit “Komb Shqiptaria – Nga Kosova te Çamëria” dhe nga një bllok shënimesh të z. Xhevdet Malaj).