Zanë Mali: PO NUK E PUTHA MË PARË DIELLIN
Ai top i zjarrtë të djeg e nuk digjet
Falë të kundërtave që shkrihen në ne.
Të më bësh për vete mua
për fillim duhet të më ngrohësh
përngadal që t’mos ndizem aq fort
se pastaj shkrihem shpejt
varg kristalesh mbes guralecëve të detit
për t’i dhënë shije arrës së kokosit.
Veshur në të bardha fluturoj në ajër
si zanë mali shndëris e natën ditë ta bëj.
Nuk vetëndizem pa shkas
fundit të detit larg ku s’ka dallgë më ruaj
nëse më do buzë Jonit e vetes.
Më qetësojnë ato hapësirave magjike
s’reagoj vrullshëm në oksigjenin tënd
po nuk e putha më parë diellin.
Please follow and like us: