Albspirit

Media/News/Publishing

Pajtim Sejdinaj: Pëllumbat e bardhë fluturojnë mbi truall!

(Dedikuar patriotit Rauf Hajredin Fratarit në përvjetorin e lindjes, 5 shkurt 1908). Rauf Hajredin Fratari u lind më 5 shkurt 1908 në Bejar të Mallakastrës dhe u vra në SHBA nga Sigurimi i Shtetit në janar 1973).
Personazhet e jetës i kam në memorje.
Një jetë të tërë që udhëtojnë me mua, qajmë hallet bashkë lozin, qeshin, qajnë.
Herë më lodhin, herë më çlodhin në jetën time.
Janë të “vdekurit” që gjallojnë në mendjen dhe zemrën time. Janë personazh të pa jetuar në jetën time.
Po që u kam “vjedhur” njerëzve të mençur të vendlindjes sime që kanë patur fatin të jetojnë në kohë dhe në hapsirë me ta.
Ndërsa unë kam fatin të jetoja me këta burra të mençur, të urtë e bujarë, të cilët i kam “futur” në shoqatën ” Të vdekur që jetojnë… “.
Mos u çuditni, ka edhe të “gjallë të vdekur”!…
Atë mëngjes të 5 datës shkurt u ngrita herët.
Vura re se mbi shtëpinë e “Mësonjtores së parë të shkollës shqipe” në Mallakastrën e Epërme kishin qëndruar “Dy pëllumba të bardhë “.
Ata i binin rreth e qark shtëpisë dhe qëndronin te dhoma ku ishte hapur “Shkolla e parë shqipe”.
Nuk i vura rëndësi.
Çdo ditë mbi çatinë e “Mësonjtores” fluturojnë pëllumba të bardhë.
Mora gërshërët e hardhisë dhe sharrë dhe u nisa për të krasitur vreshtin.
Kur mbërrita te “Shtëpia e rrënuar” vura re se dy pëllumbat e bardhë ishin ende aty. Qëndronin mbi TRENDAFILIN e mplakur, i vetmi që i kish shpëtuar asaj katrahure barbare. (Dija që ajo “Shtëpia e rrënuar” ishte e Rauf Hajredin Fratarit) Nuk ua prisha qetësinë. I lashë të dy të soditnin bukurinë e atij trualli.
Ika për të krasitur vreshtin.
Rreth orës 9.00, në mëngjes te “Shtëpia e rrënuar” erdhën dy makina të vogla.
(Nga vendi ku punoja, dukej qartë “Shtëpia e rrënuar”. Dhe kush vinte dallohej krejt mirë).
E mora me mend se ata ishin të zotët e truallit.
E lashë punën dhe u nisa drejt “Shtëpisë së rrënuar”. Duke vajtur për atje mendoja, këta njerëz: Ç’ kërkonin?!
Ç ‘kishin harruar?!
Ajo “Shtëpi e rrënuar” pa çati, pa avlli, e dërrmuar nga koha, nga njerëzit apo nga pa drejtësitë. Po këta njerëz ç’donin në këtë ditë të 5 shkurtit. Me këto mendime në kokë arrita te “Shtëpia e rrënuar”.
Nga makina zbriti një grua e moshuar, e mbajtur, zonjë e zbardhur nga koha, hallet dertet.
Më ngjante me gjyshet e lagjes sime.
E pra, ajo ishte e shoqa e Rauf Fratarit me djalin, vajzën, mbesat dhe nipin. U prezantuam.
Pëllumbat i gjeta po atje mbi TRENDAFILIN e mplakur.
Futuruan dhe i ranë rrethe përqark truallit. Gjyshja e rrethuar nga mbesat, nipi, bija, djali po i afrohej “Shtëpisë së rrënuar”
Aty ku shpresa rrinte ndezur! Aty ku kujtimet s’kishin vdekur! Aty ku malli ishte i pa tretur!
Aty ku ëndërra ishte zgjuar!
Aty ku dashuria ende mbetur gjallë! Aty ku dhimbja kishte filluar të mjekohej!
Aty kuTRENDAFILI i mplakur nisi të çel!
Aty ku buzqeshja nisi të buzqesh!
Aty ku burrat mblidheshin në shesh!
Aty ku pllumbat vijnë përherë!
Aty te trualli Atmëmdheut ku “Durimi” kishte vite që priste!
– Ja erdhëm për t’u çmallur !- tha Gjyshja,
-Kemi mbi 50 -vite që na i kanë mohuar!
-Por nuk harrohet trualli mëmë! Vendlindja është e shënjtë! Për 50- vjet na mohuan gjithçka! Na ndan nga njerëzit tanë! Na bënë “Armiq” të vendlindjes sonë!
Ata i ranë rreth e përqark truallit. Pëllumbat vazhdonin fluturimin mbi truall.
Ata erdhën këtu në këtë truall ku kishte lindur ai, njeriu më i dashur i tyre, “Armiku i popullit”, Rauf Hajredin Fratari.
Për të zhdukur çdo gjurmë të “Armikut të popullit,” “Mbretëria e Zgërbenjve” të Enver Hoxhës e rrënoi plotësisht “Kullën e Fisnikërisë”!
Ndërtesën rrënoi, por nuk e shkuli dot “Zemrën”!
Ata erdhën pikërisht në ditëlindjen e “Armikut të popullit” më 5-shkurt .
Ata erdhën për vizitë në këtë truall ku “Armikut të popullit” i “bëri koka bam” !
Ku ende gjëmon krisma e dyfekut se e shoqa e Hajredin Rakip Fratarit lindi djalë! Ku ende gjëmon jehona e nënave dhe gjysheve të lagjes dhe të Bejarit, të miqve dhe shokëve: “Të të rroj”, “Dhe me jetë të gjatë”, “Të bëhet si i ati”!
Ende gjëmojnë tringëllimat e gotave të rakisë, këngët dhe vallet në odën e miqve.
Prandaj erdhi Nënë Ganimetja me trashëgimtarët, erdhi për të dëgjuar simfoninë e asaj dite të madhe të 5 shkurtit.
Po kush ishte ky “Armik i popullit”që do të bëhet “Armik i popullit të vet”?! Dhe
nuk është shprehur asnjë: “Pse nuk u përmbys ai djep”?! (me përjashtim zgërbenjve, grezave dha merimagave”)! Por vetëm e çmonin për veprimtarin e tij patriotike dhe atdhetare! Ruaj në memorien time vlerësimin maksimal për Major Reuf Hajredin Fratarin nga burrat e mençur, të urtë e paqedashës, të cilët kanë qënë bashkohës të epokës të viteve 1939-1944! Nuk mund të harrohet kontributi i Major Rauf Fratarit për çështjen Kombëtare.
Në fundin e janarit 1973 “Zgërbenjtë e Kuq” e vranë në SHBA.
Por shpirtrat e atyre që kanë luftuar për çështjen Kombëtare janë kthyer në Pëllumba të Paqes. Një ndër ta është dhe Rauf Hajredin Fratarit që shpirti i tij fluturon në truallin e tij të dashur Atmëmëdheun!
E paharruar veprimtaria atdhetare e” Martirit” Rauf Hajredin Fratarit që gjithë jetën luftoi për Liri dhe Demokraci!
Please follow and like us: