Prof. Lutfi Alia vjen me librin e ri “Kronika arbërore”
Shtëpia Botuese “STREHA”, ka botuar librin “Kronika Arbërore”, të profesorit të njohur, Lutfi Alia.
Lexuesit dashamirës që e dëshirojnë këtë libër, mund të telefonojnë në numrin 068 202 6582.
Në libër janë përmbledhur dy pjesë. Në pjesën e parë janë prezantuar gratë arbërore të shquara në historinë e Italisë dhe të letërisë e të kulturës italiane në shekujt XVI – XVIII si Erina Kastrioti Skënderbeu, Luçia Albani, Xhiovana Granai Kastrioti Karafa dhe Isabella Kastrioti Skënderbeu. Në pjesën e dytë janë kronikat dedikuar familjeve patronimike Kastrioti, Muzaka, Dukagjini, në vazhdim rrëfehet për plakun Bala, luftëtari i epokës Kastriotiane i cili emigroi në Itali; për dhërmijasin Mikele Gjika – konsulli i Mbretërisë Bonapartiane të Napolit në Republikën e Shtatë Ishujve Jonikë; për studimet folklorike dhe gjuhësore të Zef Jubanit; për rilindësin Leonardo De Martino; për Dante Aligierin dhe botën shqiptare, për miqësinë e Kazanovës me stratiotët arbërorë, të cilët e ndihmuan të arratiset nga burgu; për Wolfang Amadeus Mozart dhe albanezët dhe për shkollën e parë në gjuhë shqipe të vitit 1889 në vendlindjen time.
Please follow and like us: