Albspirit

Media/News/Publishing

Covid në Muzikë/“Catena III – Corona” e kompozitorit Thoma Simaku në revistën ‘Interlude’

 

 

Një artikull i shkëlqyer për veprën “Catena III – Corona” të Thoma Simakut “që eksploron kontrastet e botës” është botuar në revistën elektronike të muzikës klasike “Interlude” në janar 2024. E kompozuar gjatë kuarantinës së parë, pjesa u shkrua për solistin e Ensemble Dimitri Vassilakis, dhe është përfshirë në CD-në SOLO të Simakut të publikuar nga Shtëpia Diskografike Britanike NMC Recordings në shtator 2023.

Shkruar nga muzikologia Maureen Buja, artikulli fillon: “Pjesa hapet me një përplasje tronditëse që shuhet shpejt. Kjo është vepra pianistike e kompozitorit shqiptaro-britanik Thoma Simaku “Catena III–Corona”. Një produkt i kuarantines së parë parë që filloi në Mars 2020, kur rreth gjysma e popullsisë së botës duhej të qëndronte në shtëpi, “Catena III–Corona” fillon duke eksploruar kontrastet e botës ku jemi të kufizuar”.

“Thelbi i veprës vjen nga ajo përplasje në fillimin e pjesës dhe ritmi i saj i sinkopuar që menjëherë vë gjithçka në lëvizje. Është e fuqishme, por  shqetësuese, duke reflektuar eksplorimin tonë brenda mureve që na rrethonin – a do të kemimjetet e nevojshme të presim? Të kujdesemi për tonën shëndeti? Për të mos u bërë i çmendur?” “Catena III, megjithatë, ripërcakton kuptimin e zinxhirit. E shkruar midis viteve 2020 dhe 2022, vepra është një reflektim personal i Simakut për ‘efektin shkatërrues’ të pandemisë. Nuk është programatike, por na gëzojnë minutat e fundit të pjesës, që nis me copëza në regjistrin e ulët, por ngjitet, përsësi në mënyrë kontrapuntistike, në një optimizëm që edhe goditja e notës finale nuk mund t’a largojë”.

 

Artikulli i plotë në anglisht dhe regjistrimi i veprës gjenden në linkun e mëposhtëm.

https://interlude.hk/covid-in-music-simakus-catena-iii-corona/

Botim i University of York

https://www.uymp.co.uk/news/2024-02-06-covid-in-music-thomas-simaku-catena-iii

Please follow and like us: