Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: LUMIT TIM

 

Shpirt paska edhe shpirti;

Ku rrjedhë e gjatë e jetës buron;

Aty me dashuri, strehohet dashuria;

Mrekulli që vetëm zoti e dhuron.

 

Rrjedha e tij nëpër shpirtin tim;

Plot jetë, shpresë e gëzim;

I zi në jug, i bardhë në veri;

Dhjetorit i dhe ngrohtësi.

 

Drin, je mrekulli;

Plot nur e ëmbëlsi.

 

 

Please follow and like us: