Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Sistemi

‘Shteti po vdes’ nuk është vetëm fjali, por fakt. Shtetet duken të përjetshëm, por nuk janë. Toka në të cilën ndodhen do të jetë ende atje, por kjo është e gjitha. Kufijtë e vendeve ndryshojnë, si edhe format e qeverisjes. Njerëzit ndryshojnë, duke u përzier.
Rajonet e shkëputura me shqiptarë (Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Çamëri, Preshevë, Bujano) janë të gjitha jo në një shtet. Çfarë rëndësie ka një kryeministër shqiptar që mbron interesat e një vendi tjetër? Përbën lajm, por pse duhet të theksohet me mburrje gjithë ditën nga mediat?
Një ndryshim në sistemin e qeverisjes pothuajse gjithmonë sjell ndryshim në elitat, të drejtat, ligjet, shpërndarjen e pronave, imazhin e së ardhmes, strukturat e qeverisjes, aleancat politike – dhe nganjëherë, shkatërrimin fizik të popullsisë..
Tani, mund të marrim datën e miratimit të kushtetutës si shënues të “lindjes së një shteti”: kushtetuta e një shteti është kodi i tij gjenetik, i cili përcakton gjithçka tjetër.
Shteti më i vjetër në botë (në datën kur u miratua Kushtetuta aktuale) është SHBA – Deklarata e Pavarësisë së saj është 237 vjeç.
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u shkrua në 1787 dhe hyri në fuqi në 1789. Ajo bazohej në Kushtetutën e Komonuelthit të Masaçusetsit të vitit 1780, të hartuar nga John Adams.
Perandoria Ruse ekzistonte për 196 vjet.
BRSS zgjati 69 vjet.
Federata Ruse është vetëm 32 vjeç (si pjesa tjetër e shteteve post-sovjetike).
Shtetet janë sisteme, por duket se ky rregull anashkalohet.
Çdo sistem ka disa karakteristika që tregojnë se në cilën fazë të ciklit jetësor ndodhet sistemi.
Karakteristika e parë është kompleksiteti strukturor, i cili përcaktohet nga numri i elementeve të sistemit dhe lidhjet ndërmjet tyre.
Kompleksiteti strukturor i një shteti përcaktohet nga madhësia e popullsisë dhe zhvillimi i nënsistemeve – shkenca, arsimi, kujdesi shëndetësor, industritë, shërbimet, sektori i financave, organizatat joqeveritare, lëvizjet politike, zbatimi i ligjit, etj.
Në një shtet në zhvillim, struktura të reja shfaqen vazhdimisht: ato ndërveprojnë me njëra-tjetrën, krijojnë zinxhirë të rinj lidhjesh të brendshme dhe të jashtme – dhe kjo i lejojnë shtetit të zbatojë një numër më të madh funksionesh.
Shtetet primitive kishin funksione të thjeshta: të mbronin territorin e tyre dhe të mblidhnin taksat.
Shtetet moderne sigurojnë dhe mirëqenien e qytetarëve, mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, sigurojnë respektimin e ligjeve, u japin qytetarëve sigurinë shoqërore – dhe shumë më tepër.
Nëse numri i popullsisë dhe cilësia e jetës bien shpejt: struktura e një vendi përkeqësohen; pjesa më aktive ekonomike e popullsisë largohet nga vendi — dhe zëvendësohet pjesërisht nga migrantë nga vendet më pak të zhvilluara.
Shumë nënstruktura të shtetit (partitë politike dhe lëvizjet e qytetarëve, shoqatat publike, OJQ-të, sistemi gjyqësor, etj.) janë pakësuar dhe zëvendësuar nga bedelë që nuk përmbushin funksionet e tyre.
Kujdesi shëndetësor, shkenca dhe arsimi (veçanërisht arsimi profesional) tkurren.
Shumë spitale ekzistuese,  shkolla e kopshteve mbyllen, për hir të “efikasitetit”.
Nuk ka asnjë imazh pozitiv për të ardhmen: imazhet perëndimore të së ardhmes janë braktisur.
Qeveria e përdor krizën si një mundësi për të treguar forcën, ndërsa kriza tërheqë më shpejt burimet, duke kërcënuar stabilitetin e sistemit.
Tani jemi pikërisht në këtë fazë, kur rënia e vlerësimit të pushtetit tentohet të korrigjohet nga një frikë policore dhe përndjekje të kundërshtarëve.
Por kjo nuk është e gjitha.
Një shtet mund të shkatërrohet nga një goditje, kur një krizë në shkallë të gjerë zhvillohet më shpejt sesa shteti mund të përshtatet; një kolaps sistemik, kur disa kriza bashkohen në një zinxhir të vazhdueshëm dhe për shkak të përthithjes nga një shtet tjetër.
Askush nuk bëhet më i shëndetshëm apo më i zgjuar me moshën, kështu që një nekrologji e shumëpritur bëhet fillimi më i mundshëm i një krize, e cila mund të çojë në kolapsin e shtetit.
Siç mund ta vlerësoni, në kushtet kur të gjithë skenarët janë të natyrës probabiliste, është e pamundur të parashikohet saktësisht data përfundimtare.
Por është e qartë se herët a vonë një nga këta skenarë do të realizohet në mënyrë të pashmangshme.
Kjo është arsyeja pse një vend është tani një lloj shteti në hapat e fundit për një kohë, por ende nuk ka vdekur.
Please follow and like us: