Gane Ahmeti: Sa natë e gjatë!
Sa natë e gjatë, qetësi
nuk kam. Zemra me asht
mbush me frikë,
mendimet gjithkah
vinë e shkojnë, athu
pse kështu jam
katandis. Nuk jam
në mes rruge që shpirti
mos me gjet qetësi.
Po gjej një rrugë
që shpirti mos me ndje
mall.
Po pyes veten se qenka
kjo natë kaq e gjatë.
Pyes Hanën sa kam qa,
pse kjo natë po më ban
kaq mall, thuaj sa net
kam mbet në vetmi,
e sa net kam qa për ty!
Please follow and like us: