Ministri serb i Mbrojtjes thotë se rezoluta e PE kujton vitin 1914
Ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vucevic tha se kërkesa e Parlamentit Evropian për një hetim mbi zgjedhjet e dhjetorit kujton “ultimatumin (austro-hungarez) të vitit 1914”.
Vuçeviç, lider i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, shkroi në një postim në Instagram se rezoluta e Parlamentit Evropian nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, Republika Srpska dhe Rusisë.
Vuçeviç shprehu shqetësimin për faktin se zyrtarët e opozitës shkuan në Strasburg dhe thanë gjëra të këqija për shtetin e tyre dhe qytetarët e tij.
Please follow and like us: