Pajtim Sejdinaj: Korifeu dhe Majori
Prolog
Një cikël rrëfimesh të pashkruara mbi jetën dhe aktivitetin patriotik të Hajredin Rakip Fratarit dhe Major Rauf Fratarit!
“Ankthi-Frika-Trysnia-Lufta”q ë nga fëmërija ime na ka lidhur me këtë emër si” Armik i Popullit”?!… Dhe njerëzit nuk na afroheshim se im at kish qenë “bashkëpuntor” me “Armikun e e popullit”.
Ky “Armik i popullit” mori më “qafë” dhe të atin, “Dëshmorin e Kombit”, Hajredin Rakip Fratarin që historianët e viteve1944-1990 e fshihnin nga historia e popullit.
Por këtë “Armik të popullit”, për cilësitë e tij fisnike, cilido shqiptar do ta kishte për nder ta kishte: baba, vëlla, gjysh, dajo, mik, shok, bashkëfshatar; ta njihte dhe të bashkëbisedonte me të; të pinte thjeshtë dhe një kafe ose të këmbente një cigare duhani.
Në kujtesën time i ruaja nga im at (në bisedat që bënte me burrat e mençur të lagjes), kur e kujtonin me respekt dhe dashuri të madhe vëllain e tyre.
Të formosh personalitetin dhe karakterin e një njeriu të “panjohur” është vështirë, por kur ai vjen. nëpërmjet kujtesës së njerëzve e ke të lehtë.
Por të kuptuar fasadën, intrigat, mashtrimet e emërtimit të “Armikut të Popullit” në “Emër të popullit” nga regjimi i Enveri Hoxhës më duhet të përmend disa momente nga jeta ime që lidhen me emërtimin e këtij “Armiku të popullit” dhe që i kam vuajtur vetë.
Shpesh im at gdhinte net të tëra me “Lisin e Moçëm” dhe pleq e tjerë të lagjes ku fliste me simpati për Major Rauf Fratarin dhe për cilësitë e tij, për shpirtin e tij luftarak, patriotik dhe atdhetar. Unë atëhere isha fëmijë dhe nuk i kuptoja, nuk e mendoja se “Armiku i popullit” do të ndikonte në jetën time.
Kjo filloi që kur isha në shkollën 8- vjeçare ku sekretari i partisë të shkollës kish teurdhëruar drejtorin e shkollës që unë të mos recitoja para shkollës dhe para publikut se im at kish bashkëpunuar me “Armikun e popullit”. Mbas mbarimit të klasës së tetë (falë këmbënguljes së bashkëfshatarëve të mi dhe për arsyje shëndetësore) m’u dha një bursë për në shkollën “Rakip Kryeziu” në vitin 1971. Tre ditë mbas vajtjes në shkollë, (shkolla “Rakip Kryeziu” pati mbingarkesë të nxënësve të viteve të para). Komiteti Ekzekutiv i asaj kohe vendosi që 30 nxënës të kësaj shkolle shkonin për të studiuar në shkollat e mesme “Pedagogjike” dhe “Industriale”, Fier. Fati më ra edbe mua (ata u nisën nga mesatarja e notës në përzgjedhjen e nxënësve). Kam shkuar dy ditë në Pedagogjiken e Fierit. Pas dy ditësh më thrret drejtori i shkollës pedagogjike dhe më thotë: Ti do të kthehesh përsëri në buqësoren e Fierit!
Mora valiçen dhe u ktheva te “Rakip Kryeziu”(arsyen e kuptova mbasi mbarova vitin e katërt të shkollës kur nuk m’u dha e drejta për të vazhduar shkollën e lartë). Në vitin e dytë të shkollës së mesme, mësuesi i letërsisë S.M. më besoj si përgjegjës të bibliotekës të shkollës ku më dha mundësinë të futesha në botën e librave dhe të harroja “hallet” e mia, (simestrin e dytë të vitit të katërt, ai shkon instruktor në komitetin e partisë të rrethit).
Mbas mbarimit të vitit të katërt vjen vendimi nga organizata bazë e partisë së fshatit që unë të mos vazhdoja shkollën e lartë se im at kish qënë bashkëpuntor me “Armikun e populli” Rauf Fratarin. Me gjithë përpjekjet maksimale nëpër dyert institucionet të shtetit të asaj kohe.
Më ndaluan të vazhdoja shkollën e lartë dhe më futën nën zgjedhën e “Armikut të popullit”, duke më pushkatuar “shpirtin”, por jo shpresën.
Në tetor 1975 në një mbrëmje rinie më “vodhën” një bllok (fletore) shënimesh ku kisha kujtime nga shkolla e mesme, disa poezi dhe një fjalor italisht-shqip dhe ma çojnë në Degën e Brendshme. Mbas dy ditësh inspektori policisë të zones, së bashku me dy policë më merr dhe më çojnë në Degën e Brendshme. Në zyrën gjej kryetarin e Degës, kryehetuesin dhe prokurorin. Në moment që prekurori po më merrte në pyetje hynë në zyrë S.M. (ish -mësuesi im i letërsisë për punën e vet). U takua me të tre, u takua dhe me mua. Të tre vështruan njëri-tjetrin në sy.
-Po ti?- më pyeti mësuesi.
Ngrita supet.
-E njihni?-i tha prekurori mësuesit.
-Po! E kam patur nxënës!- i ktheu përgjigjen prokurorit
-Prit jashtë!- më tha mua prokurori.
Biseduan me njëri -tjetrin. Dhe më folën. Kur hyra brënda mbi tavolinë më zuri syri bllokun e humbur dhe fjalorin italisht -shqip.
-Ik në shtëpi dhe shiko punën!-më tha kryetari i Degës, (spiunët e kishin bërë detyrën).
Kishte 3 vjet që agjenturat sekrete kishin vrarë “Armikun e popullit”, Major Rauf Fratarin.
Ata kujtonin se im at kish patur lidhje me Majorin, (këto ishin sajesat që bënin arzat (grezat).
.Për arsyje e mos vazhdimit të shkollës sime im at vuri “verem” (sëmundje) deri sa vdiq në 1korrik 1980. Në varrim nuk mori pjesë asnjë komunist nga fshati. U ndanë dhe miq e shokë të tjerë të familjes sime pasi im at kish qënë bashkëpuntor me “Armikun e popollit”. Por harruan që im at dhe Majori kishin shpëtuar shumë jetë njerëzish në ato vite të luftës të deklaruara nga ata vetë. Arrita të mbijetoj dhe të mposht dhimbjen falë Zotit, “durimit” dhe leximit të librave që më jepnin mesuesët e nderuar të shkollës së fshatit. Kur po përgatisja dekumentat për të dalë në pension në Mars 2021 gjej në arshivën e shtetit në Lushnje një vendim të Komitetit Ekzekutiv të saj kohe që unë isha emëruar në vitin 1978 agronom i mesëm në kooperativën bujqësore Damës. Vendim me të cilin nuk u njoha asnjëherë dhe nuk u zbatua. No koment!
“Unë vazhdoja punë i qetë si çoban me lopët e “tufëzimit”. Por dhe kjo kishte një të mirë, vazhdoja të lexoja libra kur vinte “ujku”!
Mbas viteve 1990 me ndihmën e Zotit realizova dëshirën t’ime për të vazhduar shkollën e lartë( me konkurs). Fillova punën si mësues ku realizova një nga ëndrrat e mia që flinin në sirtar. Puna ime si mësues më dha mundësinë për të depërtuar në “Misterin, Enigmën, Labirinthin, Dilemën, Ankthi”, në Fasadën dhe Intrigën për “Armikun e popullit”, Major Rauf Hajredin Fratarit. Nëpërmjet çmontimin të kujtesës së bashkëfshatarve të mi ku kam intervistuar me qindra burra të mençur; të urtat nëna të dëshmorve; bashkohës me Major Raufin në periudhën e luftës; ish partizanë, vëllezër të familjeve të dëshmorëve; bashkëfshatarë që jetonin në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Dhe nuk gjeta një të më fliste keq për Majorin. Pikërisht nga kjo sitje (seleksionimi) i këtyre intervistave kam arritur të montoj rrëfimet e mia për Majori duke i hequr maskën Fasadës dhe Intrigës si “Armik popullit” dhe duke nxjerr në pah vlerat e “Njerëzores”. Ku para meje shtrohej pyetja: A ka qënë “Armik” i popollit tim Rauf Hajredin Fratari? Pyetje që më ka mbajtur në ankth gjithë jetën dhe që është në antitezë të plot me ato ç’ka më ka treguar im at netëve të dimrit. Bisedat që kam dëgjuar nga rrëfimet e tij me pleqët e mençur të lagjes sime. Apo me intervistat e bëra me të moshuar gjatë punë si mësues. “Kjo është çështja”! “Ta urrej apo ta dua atë”!”E di që shpirti i tij nuk ka gjetur qetësi! Ai përpëlitet dhe tani”! Do ta urreja Rauf Fratarin po të isht “Armiku” i popullit”! Dhe jam krenar, tani që e vërteta, e drejta po ndriçohen si drita e diellit, pavarësisht dhimbjeve të mia shpirtërore.
Historia vjen te njeriu në dy mënyra:
- Nëpërmjet të shkruarit nga historianë të ndryshëm që për mua ajo është e pabesushme sepse ajo ndryshon sipas pushteteve dhe qejfit të “Mbretërve të pushtetit”.
- Nëpërmjet “Heshtjes”, legjendave; gojëdhënave; anektodave; barcaleta të memories së njerëzve të thjeshtë të pandikuar nga pushtetet. Kjo e dyta rrjedh si një lum i heshtur dhe nuk ka të ndalur në kujtesën e njerëzve duke i hedhur në koshin e plehrave të gjithë pseudo-akademikët dhe pseudo-historianët që lozin “zare” me historinë ose që e “vjedhin” atë.
Drejt këtij Misteri, Enigme, Dileme, Ankthi. Labirinthi i kam orientuar rrëfimet e mia për të zbuluar të vërtetën, të drejtën për të mbritur te “Njerëzorja”! Për aktivitetin patriotik të Atmëmëdheut të Patriotëve dhe Legjendës të Mallakastrës dhe Shqipërisë: Hajredin Rakip Fratari dhe Rauf Hajredin Fratari. Mbështetur në proverbën e popullit: “Bëmë baba të të ngjaj”!
Edhe ju jeni pjesë e këtyre rrëfimeve nëpërmjet tregimeve tuaj të dashur shokë, miq dhe bashkëfshatarët e mi! Unë nuk po bëj gjë tjetër vetëm po “heq” petën për të dal “lakrat në shesh”, ku me ndihmën e Zotit kërkoj të gjejnë qetësi shpirti i Martirëve dhe të vejë në vend “Nderi i humbur” i martirëve Fisnikë të Atmëmdheut që janë kthyer në Pëllumba të Paqës për brezat e ardhshëm!…
Hajredin Rauf Fratari dhe historia e një dinastie shqiptare nga Mallakastra