Albspirit

Media/News/Publishing

Veprimtari kushtuar krijimtarisë së Shaban Muratit

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës u zhvillua veprimtaria kushtuar krijimtarisë së diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati, “Nderi i Qytetit të Durrësit”. U diskutua gjerësisht për vlerat dhe rëndësinë e korpusit të plotë të veprave të tij kushtuar problematikës aktuale diplomatike të cështjes shqiptare, të marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet e vecanta të Ballkanit dhe të faktorit të huaj në Ballkan.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Shoqatës “Durrësi Autokton” ing. Abdulla Deliallisi. Për profile të ndryshme të krijimtarisë së diplomatit Shaban Murati folën shkrimtarët e mirënjohur Bashkim Hoxha, Vaso Papaj, Shpend Topollaj, Hiqmete Berdaku-Daja dhe studjuesi i gjeopolitikës Pano Hallko. Veprimtarinë e drejtoi poetja dhe moderatorja e njohur Teuta Dhima.

Në kuadër të veprimtarisë u dha edhe një koncert artistik, ku këngëtari i njohur Dhimitër Stefa interpretoi edhe këngë, që kanë tekste të Shaban Muratit.

Please follow and like us: