Zanë Mali: AFSHËM TË ADHUROJ
Ëndrra ime kahmotshme
më eksiton mëngjes e mbrëmje
deri në dehje.
Afshëm të adhuroj
nga kënaqesia uluris
si e marrë xhelozoj nurin tënd.
Inatçor i madh je i dashur
pa e rindezur sërish pasionin tim
të shafitur
nuk ndalesh.
Please follow and like us: