Ali Podrimja: ZEFI YNË
Zefi ynë dy herë kyç derën e shtëpisë
Për Ujkun një herë
Të dytën herë për Gjahtarin
Në kulm hap baxhën e tymosur
Pështyn Zotin në fytyrë
Bubulinën Xhavellën përgjon
Në More
Në mes trungjeve në dhé
Dy bojë njeri
Zefi ynë natën e kalon më tepër
Duke vrapuar nëpër shtëpi
Sesa duke i qitur fëmijët në gjumë
Po qe se dera thyhet, thotë
Zefi ynë Shtëpia të mos braktiset
Çelësi patjetër të ndërrohet.
Frasnitë, 2.XI.1980
Please follow and like us: