Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtësia që legjitimon padrejtësitë dhe terrorin psikologjik

Fitnete Gruda

Në Shqipëri, e drejta është prangosur nga padrejtësia institucionale, anti – ligji, korrupsioni masiv, terrori psikologjik që ky shtet dhe mafia e lidhur me të, ka montuar në të gjitha nivelet e tij, nëpërmjet rrjetit institucional korruptiv e banditesk, duke shpërfillur Kushtetutën e vendit që garanton të drejtat e individit si dhe ligjet mbi të cilat mbështetet veprimtaria institucionale. Njërëzit vuajnë pasojat e dhunimit të fjalës së lirë nga kjo qeveri që nuk mbron interesat e tyre, por interesat e ngushta të këtij rrjeti mafioz që terrorizon e deri edhe “vret” kundërshtarët e këtij regjimi. Aferat korruptive ky rrjet i mbulon duke sulmuar njërëzit e drejtë, korrektë e të guximshëm, për t’ia mbyllur gojën, duke i paraqitur ata si “jo-elastik” apo deri në “dele të zeza”që prishin harmoninë në institucion, kur në të vërtetë ata luftohen si persona prishës të aferave korruptive dhe pisllikut shumdimensional që ka mbërthyer institucionet dhe jo – vetëm. Kur kjo teknikë nuk u funksionon, krijojnë diçka për të larguar nga puna. Përballë këtyre njërëzit, kërkojnë t;i zgjidhin padrejtësitë nëpërmjet rrugëve institucionale, por më kot (!) sepse në vendin tonëështë instaluar një sistem trajtimi i njëjtë në administatë, ndaj ankesave të qytetarëve – nisur kjo që nga nivelet e larta qeverisëse, duke i shpërfillur këto ankesa sikur nuk ekzistojnë fare ose me një përgjigje pa përgjigje dhe më e keqja pas këtyre i sulmojnë dhe më keq. Kjo ndodh sepse peshorja ka anuar dhe anon nga ana e korrupsionit, maskarrallikut, nga sekserët e pushtetarëve, të politikës, nga fijet e krimit, ndaj vendi tashmë është kriminalizuar – dora e krimit ndihet kudo ku shkel: aty ku jeton, ku ke punuar/punon, në rrugë, ndaj njërëzit janë të terrorizuar dhe nuk flasin. Në kushtete mos gjetjes së drejtës institucionale, qytetarët si të vetmen rrugëshpëtimi nga padrejtësitë, shohin drejtësinë. Madje, kush nuk ka shkelur më parënë dyert e drejtësisë, rend i lumtur drejt institucioneve të saj, në kërkim të së drejtës – pas një padrejtësie, por kur futet në atë vorbull kupton se këtu gjen belanë – jo të drejtën (ashtu si edhe tek shteti): kërkon pafajësinë – gjen padrejtësinë e thelluar, kërkon mbrojtjen e dinjitetit dhe integritetit – i shkelet edhe dinjiteti juridik, kërkon punën e humbur dhe dëmshpërblim–humb veten (lekët e mbetura, kohën, shëndetin, tronditet psikologjikish dhe ka raste dhe jetën, sic e kemi dëgjuar nga mediat). Të gjitha këto jo vetëm nga ankthi i pritjeve të zgjatura për gjykimet, por dhe nga gjykimet popullore anti, terrorit psikologjik që nis që nga salla e pritjes e vazhdon keqaz në sallat e gjykimit nga vet gjyqtarët duke përdorur kë të munden,si administratën e gjykatës, avokatët kryesisht – në veçanti, psikolog /punonjës socialetj – ku këto dy të fundit (av.kryesisht dhe psikolog / punonjës social e shohin gjykatësin jo vetëm si mundësi punësimi, por dhe ndikues negativ në vazhdimin e profesionit nëse nuk i binden). Në rrugëtimin në kërkim të së drejtës, kupton që drejtësia shqiptare nuk është drejtësi për të gjithë, por tallje e madhe për qytetarët e thjeshtë të këtij vendi – me të drejtat dhe lirtë e tyre; mbrojtëse e korrupsionit shtetëror, politikës, të pasurve, krimit, por dhe korrupsionit në radhët e drejtësisë përfshirë këtu trekëndëshin “prokuror – avokat – gjyqtar” e drejta dhe padrejtësia jepen me urdhërat që vijne nga pushteti dhe politika, nga Kuvendi, apo… apo tek urdhërat nga institucionet e niveleve me të larta të drejtësisë;kupton se e drejta dhe padrejtësia ndodhet tek stiva me para dhe më e keqja ndodhet edhe në duart e bandave. Kjo e fundit duket e pabesueshme, por e vërtetë! Mjafton të qëndrosh pak kohë në ambjentet e gjykatatave, sallat e pritjes vërën se ka persona që jo vetëm provokojnë haptazi, por kupton se të kërcënojnë në forma të ndryshme jo vetëm ty, por edhe familjarët që të shoqërojnë; nuk arrin të kuptosh një pjesë aty janë në rolin e avokatit kryesisht dhe jo –vetëm (!) të psikologut/punonjësit social (!) të palëve në pritje për procese (!) apo kanë role të tjera në shërbim të ndonjë bande.Kjo ndodh edhe në mjediset brenda Gjykatës apo Prokurorisë madje dhe në salla ku gjykimi është i mbyllur dhe pikërisht, kur nuk ka fakte e prova, por kërkohet të krijojnë aty një fakt vetëm e vëtëm që ajo palë e porositur të fajësohet. Me këto etj vihet në pikëpyetje siguria edhe në këto institucione.Ata që kërkojnë drejtësi – të cilët janë pothuajse të gjithë qytetarët shqiptarë, janë viktima të titullarëve të institucioneve shtetërore dhe rrjetit mafioz të pushtetit e politikës nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër e gjyqtarëve,prokurorëve, avokatëve dhe rrjetit mafioz në drejtësi në bashkëpunim me atë në pushtet dhe ndikimit të krimit në të dy rastet. Vetëm ata qytetarë që u ka rënë rasti të jenë palë në një hetim në Prokurori, kuptojnë se sa i ulët dhe i padenjë shfaqet niveli i hetimeve nga organet e prokurorisë, në shkelje të plotë proceduriale, ku shpërfillen turpshëm nga prokurorët apo OPGJ – të pretendimet, provat, deklarimet që ofron personi nën hetim, manipulime haptazi dhe vendimmarrie në fshehtësi me ndërveprime të ndyra deri me mbrojtësit, në mungesë provash e faktesh. Vetëm ata qytetarë që janë palë në çështje, kuptojnë se sa i ulët dhe i padenjëështë niveli i gjykimit në gjykatat e faktit – në jo pak raste, haptazi në njëanshmëri dhe varësi të plotë, me shkelje të të drejtave të palëve në cilësinë e paditësve kur i paditur është institucioni shtetëror; të pandehurit/viktimës – kur ata janë qytetarë të thjeshtë, në veçanti ata në cilësinë e të pandehurit (paçka është apo jo i tillë realisht) – kur ai është qytetar i thjeshë, paçka se Kushtetuta, ligji proceduarial civil, administrativ, penal edhe legjislacioni ndërkombëtar parashikon të drejta për sejcilën palë në gjykim dhe posaçërisht për të pandehurin/personin në hetim ka nene të posatshme edhe Kushtetuta e vendit. Nëse lexon vendime të këtyre gjykatave gjen nga ato ku kupton jo vetëm nivelin e ulët të gjykimit dhe papërgjegjshëmirë e gjyqtarëve me vendimmarrjet të pabazuar në ligj e prova, por sigurinë e tyre se me këto vendime dhe arsyetime jo -objektive nuk i gjen asgjë; kupton gjuhën e varfër juridike të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, që të çon të mendosh që ata nuk lexojnë vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, as të Gjykatës Europjane të Drejtave të Njeriut, e jo më ti referohen atyre në vendimmarrie. Të tilla vendime hasen edhe nga gjykatat e Apelit.  Kjo, sipas meje, është shkaku kryesor që në Gjykatën e Lartë rritet dita – ditës numri i dosjeve dhe nuk janë shkak avokatët që firmosin Rekurset, siç pretendohet nga autoritetet. Madje standarde të ndryshme gjykimi vërehen edhe në Gjykatën e Lartë. Kam vërejtur që për çeshtje të ndryshme por me objekt të njëjtë “Marrdhënie pune” (ku palë janë institucione arsimore dhe institucionet eprore të tyre – të dyja në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit), Kolegje të ndryshme të Gjykatës së Lartë kanë dalë në vendime të ndryshme – kontraditore në thelb, në raport me “Kompetencën” e Gjykatës së Faktit që do ta shqyrtojë atë. Ndodh më pas që, gjyqtari i papërgjegjshëm ose i ndikuar, sipas dëshirës dhe paracaktimitse cila palë duhet të dëmtohet: ”shteti – i paditur apo qytetari paditës”, zgjedh ti referohet atij vendimi që i përshtatet vendimmarrjes së dëshiruar – jo asaj objektive. Kontradiksion ligjor por dhe praktik për pranimin e Rekurseve në Gjykatën e Lartë, mbetet firmosja e tyre nga avokatët. Nga njëra anë shumë rekurse nuk pranohen sepse nuk janë firmosur nga avokat, nga ana tjetër përcaktimi ligjor i gjobitjes së tyre për firmën mbi rekurset që nuk pranohen, që do të thotë, në fund të fundit i dëmtuari metet qytetari që bën rekursin. Në jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, por jo vetëm, nënvizohet se procedura e ndjekur për ngritjen e një akuze duhet të jetë shumë rigoroze dhe standardet e provueshmërisë së akuzës duhet të jenë shumë të larta, por kjo shpërfillet si nga prokurorët që hetojnë një çeshtje, ashtu dhe nga ata që luajnë funksionin prokurorial në gjykime dhe më e keqja, as nga gjykatësit të cilët vendosin mbi bazën e një një akuze të pabazuar në prova e fakte, duke mos kërkuar nga ana e organit të akuzës bindshmëinë për akuzën e ngritur ndaj njërës palë. Padyshim kur gjyqtaret veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe praktikën gjyqësore, e bëjnë në saje të ndikimit të aferave korruptive përfshirë këtu edhe ndikimin nga pushteti dhe politika, pasi diçka përfitojnë në këmbim. Jo pak raste ka ndodhur që avokatë të papërgjegjshëm pa integritet moral janë bërë shkaktarë të hetimeve abuzive në dëm tëklientit të tyre apo të gjykimeve jo ekektive dhe të mos respektimit të të drejtave të atij që përfaqësojnë, shtuar këtu edhe keqpqërdorimin nga ana e gjykatësve të disa prej avokatëve kryesisht. Ndërsa Kushtetuta dhe ligjet proceduriale shkelen haptazi në prokuroritë dhe gjykatat e vendit tonë dhekomentohen si jo domosdoshmërisht të zbatueshme,nëdisa panele, respektimi i tyre vlerësohet si parakusht për një gjykim të drejtë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njëriut (Strasburg). Kam lexuar disa nga vendimet e kësaj gjykate mbi ankimimet kundra Shqipërisë dhe në njërin prej tyre Gjykata Strasburg kishte pranuar pretendimet, e palës ankuese, mbi shkeljet proceduriale dhe Kushtetuese nga ana e prokurorit dhe gjyqtarëve të çeshtjes, duke vendosur që të dëmshpërblehet pala për dëmin e shkaktuar nga moszbatimi i procedurës edhe pse personi kishte pranuar fajësinë. Jemi në kohën e drejtësisë së re, që po vë në situata të vështira qytetarët përsa i përket zbatimit të procedurës në të gjitha hallkat e prokurorisë dhe gjyqësorit në Shqipëri ku bëhen hetime dhe gjykime me shkelje të çdo parimi ligjor dhe procedurial, nisur me Kushtetutën e vendit, në funksion të konkluzioneve dhe vendimeve që dëmtojnëdikë fatkeqësisht, vendime të paracaktuara/të urdhëruara. Procedurat Civile, Administrative dhe Penale në raport me palët, parimisht japin garanci për një gjykim të drejtë dhe ligjor si dhe një vendimmarrie objektive. Procedurat e zbatuara rrisin besimin e palës tek drejtësia, por praktikisht më së shumti jo! Moszbatimi i procedurave,jo vetëm që ulin besimin për vendimmarrien objektive, por edhe çojnë në një vendimmarrie jo – objektive, pasi kuptohet se si mos respektimi i Kushtetutës edhe i ligjeve proceduriale nëhetim apo gjykim, bëhenper të abuzuar me hetimin apo gjykimin. Ka prokurorë e gjykatës inkuizitorë që bëjnë gjykime popullore duke u trimëruar me qytetarin e thjeshtëme moszbatim të drejtave të tyre, ligjit, madje terrorizojnë dhe tallen haptazi duke ulur stadin e gjykimit dhe kjo ndodh në Tiranë; ndërsa për të zbatuar ligjin – për të bërë gjykime efektive struken – aq sa dhe dalin nga vetja, nga frika e pushtetit, politikës,eprorëve të tyre dhe atyre të niveleve më të larta të drejtësisë si dhe të bandave që i kanë gjykuar apo jo. Këto ndodhin në shkelje të plotë të parimit themelor të gjyqësorit – pavarësinë e tij nga organet e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, nga partitë politike, nga grupet e ndryshme të interesit, por praktikisht ndodh e kundërta – më së shumti. Pritshmëritë  e prokurorëve si në hetime edhe në gjykime po ashtu dhe të gjykatësve janë,“të sjellurit e palëve përherë si vëzhgues dhe pasiv në raport me zbatimit e procedurës”, paçka se ky qëndrim dëmton palên pasive pasi aty vendoset mbi të drejtat e saj. Nëse palët u dalin jashtë pritshmërive (kërkojnë zbatimit e procedurës – zbatimin e të drejtave të tyre) atëhere si gjykatësit dhe prokurorët shpërfytyrohen duke u fokusuar tek hakmmarria ndaj tyre e cila reflektohet si në gjykim ashtu edhe në vendimmarrie. Madje ndodh që vendimmarrjet ndër të tjera janë edhe si ndëshkim ndaj reagimit të palës ndaj shkeljeve ligjore e proceduriale, kërkimit të  të drejtave, madje rebelohen deri në shfaqje të sjelljeve infantile, kur pala që kërkon të drejtat është në cilësinë e personit nën  hetim/i akuzuar. Kësisoj, të dhunosh procedurën do të thotë që çdo qytetar mund të vihet në situatë të vështirë me drejtësisë edhe pa patur asnjë faj, mjafton të krijohen të ashtuquajtura prova për atë që i vejnë gishtin dhe pa vlerësuar vlefshmërinë apo pavlefshmërinë  e tyre. Kur gjyqtari nuk bën gjykime objektive të çeshtjes (atij që i takon e drejta i jep padrejtësinë ( fajësinë, humbjen) atëhere këtë hendek gjyqtari – në gjykimnis e mbush duke u sjell si gjykatës inkuizitor dhe i pafajshmi – i fajësuar pre e një terrori psikologjik duke ia zhvendosur vëmendjen në gjykim, nga të mbrojturit prej akuzës/dëmi për të cilën ka ngritur padinë, tek mbrojtja nga provokimet, intimidimet – terrori psikologjik i gjyqtares dhe prokurorit në gjykim, aq sa pala arrin të thotë: “kur do tëmbarojë ky gjykim që shpëtojë pa u lënduar më shumë unë dhe familja ime.

Në një vend ku padrejtësia institucionale është kthyer në sistem, shteti është i destinuar të falimentojë, por kur në atë vend edhe padrejtësia juridike kthehet në sistem, atëhere pasiguria shtohet, varfëria gjithashtu, disniveli ekonomik thellohet dita – ditës; populli fillon e jeton nën terror psikologjik dhe i lihet fushë veprimi të gjërëkorrupsionit dhe krimit i cili fillon e depërton kudo – deri në famije. Kësisoj, jeta e qytetarëve bëhet e padurueshme si nga këto pushtetarë edhe nga ata që kanë monopilizuar drejtësinë dhe vendi shkon drejt shkatërrimit. Kjo, mendoj unë, është disi situata në vendin tonë. Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese,  çdo organ kushtetues – ligjvënës, ekzekutiv ose gjyqësor, dispozitat e Kushtetutës duhet ti zbatojë drejtpërsëdrejti, por  në Shqipëri, nga njëra anë shteti, duke instaluar padrejtësinë,ka shpërfillur haptazi Kushtetutën, por fatkeqësisht nga ana tjetër edhe tek drejtësia, që ka si mision dhënien e së drejtës objektive, vihet re se legjitimon padrejtësitë e këtij pushteti gjakpirës, duke shkelur Kushtetutën. Në këtë mënyrë gjykatat me vendimet e padrejta, i japin “leje” dhe “forcë” pushtetit për të vazhduar me këtësistem padrejtësie të instaluar, pra legjetimojnë padrejtësitë dhe terrorin psikologjik të pushtetit mbi qytetarët e thjeshtë, në veçanti ndaj kritikëve dhe kundështarëve. Jemi në kohën kur haptazi publiku po mbytet (nëpërmjet teknikës së paramenduar dikush duhet të dënohet) me bujën e pushtetit se drejtësia e re po funksionon. Në fakt, kjo është një formë e mbajtjes së popullit nën tutel nga pushteti, legjitimuar nga drejtësia duke  bërë shembull kudo nga një person “ato  me integritet dhe autoritet të madh” nëpërmjet shmangies së procedurës dhe  fokusimit vetëm në të ashtuquajtura prova të krijuara pasi vendoset se ai do të dënohet (realisht pa patur asnjë provë). Edhe ndërkombëtarët janë shumë optimistë për reformën në drejtësi, me të drejtë ndoshta, pasi kanë investuar dhe uadri ligjor ka ardhur duke iu përshtatur atij ndërkombëtar paçka se duhen ndryshime të mëtejshme. Në funksion të kësaj reforme (Vetingut) u bën ndryshime kushtetuese, por mendoj se, ndërkombëtarët nuk kanë informacion të saktë mbi funksionimin real të drejtësisë. Në faqet e Gjykatave (njëra prej tyre ajo e Tiranës – shkalla e parë që unë kam parë) shënohet që mirëpritet mendimi i publikut me vërejtjet dhe pakënaqësitë në funksionimin e gjykatës, madje lë mundësi për mendime – vërejtje, pakënaqësi, sugjerime pa vënë emër, por kur qytetari shpreh pakënaqësitë dhe shqetësimet mbi shkeljet e rënda që po has në një gjykim, kur këto  i thotë me emrin e vet dhe iaadreson gjyqtares së çeshtjes në gjykim  dhe asgjë nuk ndryshon, atëhere këtu diçka nuk shkon! Në ankimimet në institucionet më të larta të drejtësisë ( ILD, KLGJ) vihet re një tendencë e mosdashjes për të krijuar “konflikte” institucionale dhe “topin” ia hedhin institucionet, njëri – tjetrit në emër të kompetencës, sipas tyre. Kjo ndodh dhe me Prokuroritë, ku drejtuesi shpërfill shkeljet ligjore dhe Etike, në kërkesat për zëvendësim apo ankesat, që prokurorë të institucionit që drejton kanë bërë / po bëjnë, prandaj disa gjyqtarëdhe prokurorë sillen dhe ndihen si të paprekshëm. Nuk është qëllimi i një propogandekundër drejtësisë, më këto që parashtrova,  madje kjo nuk do më pëlqente kurrsesi, por të gjitha këto jané mbi bazën e përjetimit të padrejtësive dhe terrorit psikologjik nga këta pushtetarë banditesk nën ombredhën e korrupsionit dhe krimit, pasuar me padrejtësitë dhe terrorin 5-vjeçar gjatë kërkimit të së drejtës në institucionet e drejtësisë, për një çeshtje civile, “Për marrëdhënie pune dhe diskriminim” – kaluar në Administrative (Gjykatat e Shkallës së Parë) ende gjëndja – në seancë përgatitore, afro pesë vite gjykim. Po ashtu dhe një çeshtje penale në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me vendimmarrie jo –objektive mbi bazën e një akuze të ngitur mbi një sajese nga titullarët e institucionit ku punoja, si hakmarrie ndaj kritikave të mija në shtypin e shkruar.  Vendimmarrie në dëmin tim, rrjedhojë e një gjykimi popullor – anti – Kushtetues, anti – Ligj Procedurial Penal,të mangët, të njëanshëm në shkelje të të drejtavetë akuzuarit, nga një gjykatëse inkuizitore, duke më ulur, në minimum, besimin tek drejtësia. Për shkak se kam ankimuar vendimin në Gjykatën e nivelit të dytë dhe i jam drejtuar qëgjatëgjykimit dhe më pas, institucioneve të larta të drejtësisë dhe prej njërit ende nuk kam marrë përgjigje – për vetë objektin e ankimimit, nuk preferoj të komentoj më të detajuar atë që më bëri ta quaj këtë gjyqtare, si “turp i drejtësisë” dhe t’i drejtohem në gjykim: “A do ju vinte mirë juve t’ju trajtonte trupa e KPK- së, siç ju po më trajtoni mua”! Nëse do të bëheshin hetime dhe gjykime efektive (ligjore dhe të drejta, të pa manipuluara), për këto çeshtje, nëse do të dëgjoheshin me seriozitet dhe merreshin në konsideratë interpretimet e disa fakteve të bëra- nisur që nga procedura, atëhere si nga çeshtja penale dhe nga ajo civile/administrative, në bindjen time, do të hapeshin çeshtje penale për disa titullarë institucionesh shtetërore – deri në nivele të larta, që kanë keqpërdorur postin në shumë forma, por edhe për persona që janë përfshirë në mënyrë të kundërligjshme  – me firma në dokumenta, me trillime e deri tek ata si fije të krimit që kanë abuzuar me fëmijët, por pushtetit dhe deri më tani drejtësisë nuk i kanë interesuar, thjesht gjyqtarja mjaftohet me atë që thotë “denoncoi vetë’, duke harruar që kjo është detyrë e drejtësisë-  përtej dëmit ndaj palës. Shqetësim mbetet  fakti se, si në prokurori dhe në gjykata vërehen teknika “t’ia hedhim qytetarit”, këto të përdorura si nga prokurorë, OPGJ edhe gjyqtarë, madje në bashkëpunim me mbrojtës të zgjedhur nga vetë pala, për fat të keq. Që të rritet besimi i publikut tek drejtësia, mendoj se, organet e drejtësisë, KPK – ja, KPA –ja, duhet të reformojnë cilësinë e përzgjedhjes së gjyqtarëve e prokurorëve që kalojnë procesin e “vetingut” si dhe ta përshpejtojnë atë, pasi po abuzohet si në hetime edhe në gjykime nga prokurorë e gjyqtarë që kanë kaluar Vetingu – n, duke menduar që tashmë asgjë nuk u ndodh. Ndërsa ata që ende nuk e kanë kaluar Veting-un, punojnë nën moton “KÇK” apo bëj një “qokë” në vendimmarrjet që të kalojë atë.Përpos, ILD dhe dy institucionet e larta të drejtësisë – përkatësisht KLGJ dhe KLP duhet të jenë shumë më të përgjegjshëm ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve / prokurorëve dhe të mbajnë qëndrimekundrejt atyre që shkelin ligjin, japin vendime gjyqësore të padrejta dhe shkelin rregullat e etikës të përcaktuara posaçërisht pret tyre. Gjithshtu, mendoj se autoritetet e Prokurorive dhe Gjykatave të monitorojnë- brenda kuadrit ligjor, punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve deri dhe monitorimin e seancave  me audio / audio –video që të mos ndodhin abuzime;autoritetet e prokurorive dhe gjykatave duhet të jenëtë vendosur në qëndrimet ndaj shkeljeve ligjore, etike të vartësve të tyre (prokurorëe gjyqtarë), duke shqyrtuar me seriozitet kërkesat / ankesat apo vërejtjet e pakënaqësitë e  publikut.Mundësisht, të krijohen kushte që të shmangen seancat nëpër zyra, pasi aty edhe ndodhin abuzime dhe nuk shënohen të gjitha në procesverbal etj.Në kuadër të gjykimeve efektive, të rritet përgjegjshmëria e gjyqtarëve që shqyrtojnë kërkesat për përjashtim të kolegëve nga gjykimi,  duke  mos u ndikuar nga faktorë të jashtëm e të brendshëm, si dhe nga ndikimin  i fakti, që nesër ajo/ai gjyqtar mund të shqyrtojë një kërkesë përjashtimi për shqyrtuesin. Për këtë i referohem 13 kërkesave të mija për përjashtim gjyqtare dhe që të gjitha të rrëzuara me të njëjtin argument “copy – paste”. Dërgimi para drejtësisë i personave të drejtësisë të mos bëhet selektiv – sa për të bërë një shembull për të tjerët, siç po veprohet me qytetarët, por shkelësit e vërtetë, pasi një vendimmarrie e padrejtë ose e vonuar, i mbyll karrierrën dhe jetën qytetarit. Në të kundërt, do ti hapet rrugë më shumë vetëgjyqësisë, të cilën një shtet demokratik nuk e“mbjedh”, por i minimizon me zbatim ligjesh.Gjithsesi, duke përdorur të gjitha garancitë Proceduriale dhe Kushtetuesesi dhe ato ndërkombëtare, do të vazhdoj të luftoj pa u lëkundur në kërkim të së drejtëstime, në emrin timdhe tëfëmijës tim që po i shikon me sy, i kupton dhe i përjeton të gjithë padrejtësitë ndaj meje- në vite, të cilat ka kohë që kanë kaluar edhe mbi të, si hakmarrie e pangopshme.

 

Please follow and like us: