Fritz Radovani: JO, PETULLA N’UJIN E QELBUN T’ADRIATIKUT
Rinia e shndetshme asht e ardhmja e lumtun e Shtetit Shqiptar!
Ka shumë kohë që peshqit futen ku gjejnë gryka lumejsh në Token tonë per me hy me pi ujin e paster të liqejve dhe burimeve të tjera. Por, po bahen edhe disa vite që uji i detit Adriatik “asht qelbë” prej trafikantave të shumtë të drogës që lundrojnë siper tij. Mbas vitit 1944 numrohen me gishtat e dorës personat që janë arratisë prej Shqipnisë, ndersa në kufijt toksor kanë mbetë me qinda të vramë nder piramida e, sa janë burgosë?
Deri n’vitin 1989 – 90 nuk kalonte as miza… Sot as nuk bahet fjalë! Sot po kalojnë anije me tonelata droge dhe fatkeqësia ma e madhe e Popullit Shqiptar, asht vepra kriminale e pafalshme e atyne që merren me trafik droge, fëmijsh dhe armësh tek na e, që nuk janë aq pak sa kujtojnë disa.
Lexova një material me vlerë të botuem nga z. Raimond Kola, per gjendje aq tragjike dhe alarmante të shkollave tona dhe kryesisht të fëmijve tanë, që janë kaperthye e shkallmue nga perdorimi i drogës nder Shkolla!
Vllazen e Motra Shqiptarë! A e dini fundin e jetës s’ atyne Fëmijve fatzezë që kanë pasë rrezikun e zi me “prind’ e mësues, pa tru e moral njerzor”!?
Ndersa, mbas botimit artikullit të z.Kola, qeveria Shqiptare, po nuk mori masat e duhuna në afatet që cakton z. Kola, qeveria duhet shkarkue pa as ma të voglin kompromis, mbasi “asnjë vdekje nxanësi, nuk lejohet nga perdorimi i drogës në Shkollat e Shtetit Shqiptar”!! Organet kompetente të Shtetit Shqiptar, per cilindo që dyshojnë ose kanë prova në shitje ose shperndamjen e drogës nder shkolla, duhet të jenë të Pamëshirshem deri në dënime e burgosje të perjetëshme, tue fillue nga qeveritarët e Tiranës.
Asnjë lëshim dhe asnjë mëshirë per shkatrruesit e jetës së Fëmijve!
Melbourne, 13 Shkurt 2024.