Albspirit

Media/News/Publishing

“Mirëserdhe zoti Blinken”, posteri gjigand në Tiranë, bulevardi mbushet me flamujt e Amerikës

Në Tiranë kanë nisur përgatitjet për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blninken. Në kryeqytet kanë filluar edhe përgatitjet, ku bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit” është dekoruar me flamurin amerikan.

Ndërkohë në fasadën e Jashtme të Universitetit të Inxhinierisë, është varur një banderolë e madhe ku shihet fotoja e zyrtarit amerikan.

“Mirëserdhe zoti Blinken”, shkruhet në posterin e madh.

Blinken do të qëndroje në Shqipëri që nga ora 11:00 paradite deri në 7-8 në mbrëmje dhe gjatë vizitës do të ketë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe me Kryeministrin Edi Rama, si edhe do të dalë para medias me zotin Rama.

Ish-ambasadorja Kim tha gjithashtu se zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Kujtojmë qe zëdhënësi i DASH, Miller Matthew tha se vizita e Blinken në Shqipëri është e para dhe riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Ai thekson se Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës.

“Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Hillari Klinton: Do të qëndrojmë me Shqipërinë edhe për 100 vitet e ardhshme

Please follow and like us: