Albspirit

Media/News/Publishing

VOA: Ndahet nga jeta Aleksei Navalny!

Shërbimi burgjeve ruse tha se udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny, vdiq të premten në rajonin Yamalo-Nenets.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje të premten, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq.

Në njoftim thuhet se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmojë zotin Navalny, ndërsa po punohet për të mësuar shkakun e vdekjes.

Zoti Navalny ishte zhvendosur në muajin dhjetor në një burg në një rajon të Arktikut në pjesën veriore të Rusisë.

Ai u arrestua në janar të vitit 2021 pasi u kthye në Moskë nga Gjermania ku po kurohej pas helmimit me agjent nervor, për të cilin fajësoi Kremlinin.

Ndërsa po vuante një dënim prej nëntë vitesh heqje lirie, në gusht të vitit të kaluar u dënua me 19 vjet burg nën akuzat për ekstremizëm.

Zoti Navalny është armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ka ekspozuar korrupsionin zyrtar dhe ka organizuar protesta të mëdha kundër Kremlinit.

https://www.cna.al/2016/03/19/cernishevski-dhe-kongresi-i-socialisteve

Please follow and like us: