Dëshmorë nga Shqipëria rënë në radhët e UÇK-së
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Në përkujtim të 16 vjetorit të shtetit të Kosovës, në pragun e 25 vjetorit të përfundimit të Luftës së Kosovës, dhe në kuadrin e 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut, organizohet kjo përkujtimore në nderim të luftëtarëve dhe të dëshmorëve të kësaj lufte nga Shqipëria. Duke hedhur vështrimin në këto vite, edhe Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, shikon punën e saj të bërë për të përjetësuar veprën e luftëtarëve dhe të dëshmorëve nga Shqipëria që me nisativë të tyre shkuan në Kosovë, luftuan dhe derdhën gjakun për çlirimin e saj nga pushtuesi serb.
Pjesëmarrje të tilla masive në luftë kanë të bëjnë me një traditë të hershme të shqiptarit. Kujtojmë këtu kryengritjet e Tanzimatit, ku verorë dhe jugor u bënë bashkë, kujtojmë Zenel Gjolekën e Isa Boletinin në Mal të Zi, kujtojmë luftën e Çerçiz Topullit në Shtoj të Shkodrës, luftën e Vlorës, të Shkodrës dhe të Dibrës në vitin 1920, luftën partizane, si dhe luftën e fundit në Kosovë.
Ushtarak dhe vullnetar nga Shqipëria si dikur në Luftën e Spanjës 1936-1939 mbushën radhët e luftëtarëve të lirisë, duke marrë pjesë për të përballuar ofensivën e parë dhe të dytë të ushtrisë serbe u gjendën përkrah vëllezërve të tyre dhe vullnetarë nga Shqipëria administrative, të rreshtuar në radhët e formacioneve të UÇK-së. Kështu gjatë vitit 1998 kanë rënë 7 dëshmorë, ku njëri prej tyre, Arjan Qamil Ibrahimi, prej Shkodre, ra në luftimet për marrjen e Rahovecit më 18 korrik 1998.
Në UÇK u rreshtuan në formacionet luftarake fillimisht 5 oficerë nga Shqipëria. Ata ishin:
- Kolonel Dilaver Rezo Goxhaj, nga Kurveleshi. Përfunduar të gjitha shkollat ushtarake në Shqipëri, profesor dhe anëtar i këshillit shkencor në Akademinë Ushtarake në lëndën e taktikës të MKA, kolonel, i lëruar nga ushtria shqiptare, në fillim të vitit 1999, e kërkon Shtabi i Përgjithshëm I UÇK-së dhe shkoi vullnetar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atij ju besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në atë luftë ju besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me të. Gjatë karrierës ushtarake ka botuar me dhjetëra studime shkencore për armën e MKA dhe luftërat lokale, si dhe disa libra analitikë si: “Rruga që më çoi në UÇK”, “UÇK-ja dhe Kadareja”, “Romantika e Luftës së UÇK-së”, romanin historik “Komandanti i pararojës”, një seri botimesh studimore në “Revistën Ushtarake”, etj.
- Tahir Sinani, nga Tropoja, mbaruar shkollën për oficer rezervë në Zall Herr, i cili mbërriti deri në detyrën e Komandantit të Zonës së Dytë Operative “Pashtriku”, oficer në Akademinë e Mbrojtjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), rënë dëshmorë në vitin 2001.
- Adem Qerim Shehu, nga Farka e Tiranës, diplomuar oficer kundërajror në vitin 1980 dhe qëndron oficer deri në fillim të vitit 1999. Kur shkoi në Kosovë dhe u emërua komandant i Brigadës 153, e cila luftoi në malet e Gallapit (në veri lindje të Prishtinës). Mbas mbarimit të luftës dhe transformimit të UÇK-së në TMK u kthye pranë familjes…
- Indrit Lulzim Cara, nga qyteti i Kavajës, mbaruar për oficer në vitin 1991 dhe ikën emigrant në Angli, ku mbas tetë vitesh, u gjend luftëtarë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në Drenicë, me detyrë komandant kompanie në batalionin autonom të Shtabit të Përgjithshëm. Bie heroikisht duke luftuar më 31 mars 1999, në mal të Gallushës (Pagarushë).
- Bardhyl Tahir Tahiri, nga Tirana, ish komandant i Divizionit të Xhenios në vitet 1992-1993, emërohet oficer shtabi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dega operative dhe më vonë shef i seksionit operativ, deri në mbarimin e luftës, dhe punoi për çminimin e Kosovës, deri në krijimin e TMK-së, dhe kthehet pranë familjes.
Një pjesë tjetër oficerë të ushtrisë shqiptare shkojnë e angazhohen direkt në luftë, duke marrë detyra të ndryshme komanduese me forcat që u përgatitën në Shqipëri dhe luftuan, duke sulmuar përgjatë kufirit ndarës Shqipëri-Kosovë, në drejtim të thellësisë së Kosovës, të inkuadruara në përbërje të Operacionit “Shigjeta”, të hartuar nga SHP i UÇK-së.
Në përbërje të forcave çlirimtare ishin oficerë me shkolla ushtarake nga Shqipëria: Ali Bajram Çeka, nga Tropoja; Adem Dahri, nga Tirana, por me orgjinë çame; Feris Tërshnjeva, nga Tropoja; Adem Shehu, nga Bicaj e Kukësit, i plagosur në këmbë, etj. Gjithashtu ishin dhe 4 oficerë të rinj, tre prej tyre pilotë, të cilët pasi mbaroi lufta u angazhuan me transformimin e UÇK-së në TMK dhe stërvitjen e ushtarëve dhe në fillim të vitit 2000 u kthyen në ushtrinë shqiptare, me përjashtim të ushtarakut Dritan Goxhaj, i cili u mbajt përkthyes me UNMIK-un në Kosovë…
Kështu në radhët e UÇK-së ishin me armë në dorë rreth 146 vullnetarë nga Shqipëria. Ata shkuan në luftë me vullnetin e tyre individual, thjeshtë nga ndjenja e dashurisë për kombin e tyre… Mbi gjashtëdhjetë për qind e vullnetarëve në luftë ishin nga Kukësi, Kruma dhe Tropoja, dhe pjesa tjetër nga rrethet, përfshi dhe nga Çamëria.
Për këta luftëtarë në vijimësi është kërkuar për: njohjen e të gjitha familjeve të të gjithë vullnetarëve që luftuan me armë në dorë në Kosovë; dekorim të luftëtarëve që luftuan në Kosovë, por dhe të atyre që ndihmuan në përgatitje; vlerësim për të gjitha familjet që strehuan popull refugjatë nga Kosova, si dhe ushtarakët dhe luftëtarët që kontribuan të marrin statusin e veteranit të luftës. Por ka vetëm heshtje. Ministria e Mbrojtejs nuk ka një strukturë të tillë për të paktët të evidentohen këta njërëz…
Shumica e këtyre luftëtarëve vullnetarëve ishin bij ish partizanëve të Luftës së Dytë Botërore, ish-ushtarakë dhe bij të ish-ushtarakëve të Shqipërisë. Nga radhët e vullnetarëve dhanë jetën duke luftuar, duke bërë furnizim me armë e municione, rreth 30 dëshmorë…
- Indrit Lulizim Cara, “Dëshmor i Kombit” lindi në qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971 dhe u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, në pranverën e vitit 1999. Ka përfunduar shkollat ushtarke shqiptare dhe në vitin 1999, pas një emigracioni të gjatë u gjend në radhët e UÇK-së. Në fashitin Pecan të komunës të Suharekës në Gallush zonë operative Pashtriku, në luftime të ashpra me pushtuesin serb ra heroikisht. Është shpallur Dëshmor i Atdheut vendim nr. 7, datë 12 maj 1999 të këshillit Bashkiak të Tiranës. Është dekoruar me medaljen “Luftëtari i Lirisë-Adem Jashari” nga shteti Kosovar, në qytetin e lindjes një shetitore mban emrin e tij si dhe i është ngritur një bust në qytetin e Kavajës.
- Skerdilajd Bardhyl Llagami u lind në 31 tetor 1969 në qytetin e Tiranës. Në në vitin 1997 ai u bë efektiv të Forcave Speciale, (BRISKU) të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në marsin e vitit 1999, nga reparti special të BRISKUT u lidh me UÇK-në dhe shkoi në Kosovë. Deri në vitin 2001 ai luftoi në batalionet e UCK-së i njohur si Komandant Shpendi. Pas luftës së Preshevës, shkoi në Tetovë, kur kishin filluar trazirat. Ra në fshatin Bogovin në afërsi të Tetovës. Është shpallur Dëshmor i Atdheut vendim nr. 32, datë 7 korrik 2004 të këshillit Bashkiak të Tiranës. Trupi i tij prehet në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Një rrugë në Tiranë ka emrin Rruga “Skerdilajd Llagami”, në njësinë administrative ne. 2, Tiranë
- Tahir Mal Sinani, lindur në Bujan të Tropojsë, ishte një oficer i Ushtrisë së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe në atë kohë mori pjesë në Betejën e Pashtrikut. Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani së bashku me katër luftëtarë humbën jetën në përgatitjen e armatimit të sofistikuar me mina me telekomandë kundër armikut, në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab. Është shpallur Dëshmor i Atdheut vendim nr. 23, datë 27 shkurt 2004 nga këshilli bashkiak i Tropojës. Trupi i tij në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Një shkollë 9 vjeçare dhe një rrugë në Tiranë mbajnën emrin “Tahir Sinani”.
Përmenda tre dëshmorë konkret, por kështu janë plot dhe të tjerët që ku shkruhet 30, ku 34 dhe ku 44 dëshmorë, ku një pjesë janë ende të pashpallur të tillë.
Është kërkuar në vijimësi gjatë këtyre viteve nga pushteti vendor, por sidomos të bashkive veriore që t’u jepet të rënëve titulli “Dëshmor i Atdheut”; është bërë dhe kërkesë që mundësisht të krijohet një parcelë e veçantë në bashkinë e Hasit, ku janë dhe shumica të rënë gjatë kufirit, për ngritjen e një varreze të ku të vendosen të gjithë dëshmorët nga radhët e vullnetarëve nga Shqipëria. Dhe deri më sot nuk është gjendur një parcelë e veçantë, për t’i rrivarrosur dhe nderuar këta luftëtarë në shekuj… duke kryer këtë akt, ne nderojmë gjakun e derdhur nga dëshmorët e kësaj lufte, por nderojmë dhe respektojmë luftën që u njoh nga diplomacia ndërkombëtare, pavarësisht nga vonesat… Kjo ishte lufta e fundit me armë e bërë nga populli ynë, por që ende plagët nuk janë mbyllur.
Në vitet i është kërkua Presidentit të vendit, qeverisë dhe pushtetit vendor për të gjetur një rrugë zgjidhjeje të përshtatshme për trajtimin e dëshmorëve nga Lufta për Çlirimin e Kosovës, rreth 30-44 (tridhjetë-dyzetë e katër), të interesimit për luftëtarëve që morën pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.