Fritz Radovani: O GOMAR, PRIT BRE, SA T’DALIN BARI!
“PRIT BRE, PSE NGUTESH? BARI NUK DEL N’ SHKURT! MOS U NGUT!..”
Fatkeqsisht edhe makinat e aeroplanët e shumtë që vijn’e shkojnë në Tiranë nuk bajnë asgja tjeter ”vetem shkelin barin”, e ju mbetni keq ”pa bar”!
Pak kush t’a din hallin ty o Gomar! Ata që merreshin me Ty, shumica vdiqën e ata që kanë mbetë, tashti nuk hanë ma barin e thatë, që i kemi thanë sanë!
Sanen e perdorin vetem nder male ose atje ku nuk shkohet me veturë.
Besoj më kupton mirë? Nuk janë aq pak ata që ju asht sigurue ushqimi i freskët, ndersa ata që nuk menduene ma gjatë, prap do t’hanë sanë… Besoj, ju kujtohet mirë kur thonte populli: “Ate e di partia!”, e vazhdonte kullosen.
Ndersa, sot ate e di Qeverria e mrekullueshme që ishte pardje në Tiranë! Ajo edhe pse ka pikpamje komuniste, nuk të len me ngordhë, të siguron të pakten sanen, ndersa barin e njomë ta siguron andej kah vjeshta, kur të jenë ba edhe votimet… E ke harrue “jeten e lumtur”, prandej duhet me ua kujtue disa prej miqve që kanë mendue per ju që në vitin 1945 në Jalta!
O Gomar, prit se bari del kur i vjen koha dhe jo kur don ti! Ba me dalë bari kur do ti, atëherë sanen duhet me e hanger “ata që kanë tha barin me vetura dhe aeroplana, tue ardhë e shkue në Tiranë, me ju mbushë mendjen se “mos e harroni sa t’ jeni gjallë këte Qeverri që keni sot, se sa t’jeni në këte tokë, shoqja e saj nuk ju vjen ma!” Edhe me e dashtë, ku keni me gjetë ju?
Populli thotë: “Prit Gomar, sa të dalin bari”, vetem këte mos e harroni!
Melbourne, 17 Shkurt 2024.