Albspirit

Media/News/Publishing

Çerçiz Loloçi: Mbi leninistët e mbramë politikë shqiptarë në Ballkan

S’ka asnjë dyshim se shqiptarët në viset e tyre natyrale, pavarësisht padrejtësive përgjatë shekujve, kanë fituar mjaft në shekullin e ri, për shkak të përkatësisë së tyre euroatlantike, si pjestarë të hershëm dhe kontribues konseguentë të kontinentit më të vjetër, por karikaturat politike në Tiranë, Prishtinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, që nuk i voton askush dhe janë sërish si komandantë çetash bashibozukësh, është një turp i madh.

Për viset tona natyrale është arritje e madhe Shqipëria në NATO, Maqedonia e Veriut me pothuaj gjysmën e popullsisë shqiptare në NATO, Mali i Zi me pjesë shqiptare në NATO, Kosova e pavarur, gjysma e kombit shqiptar, e mbrojtur dhe në partneritet me NATO-n, çka domethënë një faktor i rëndësishën në Ballkan dhe më gjerë.

Edhe në shoqëritë më të përparuara perëndimore, kufizimi i mandateve është një normë demokratike universale dhe e domosdoshme, çka mund të jetë një model edhe për qeverisjet e brishta në Ballkan, për t’u bërë pjestarë të familjes europiane.

Kufizimi i mandateve në botën perëndimore është një fakt i njohur, por edhe nga ish Lindja Komuniste ka disa shembuj të tillë. Vaclav Havel dhe Les Valesa, presidentë dhe disidentë në Çeki dhe Poloni, fitues të Nobelit për Paqe, humbën zgjedhjet dhe u larguan përfundimisht nga politika, duke u hapur rrugë gjeneratave të reja. Kush ka vepruar dhe vepron ndryshe s’është asgjë tjetër veçse një atavizmë bolshevike.

Please follow and like us: