Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli shpall non grata presidentin e Brazilit, me studime edhe më të thelluara në shkollën “V. I. Lenin” në Laprakë

Da Silva (i treti nga e majta) në një takim me sindikalistët polakë në 1981.

Presidenti i Brazilit nuk është i mirëpritur në Izrael derisa të tërheqë vërejtjet e tij që krahasojnë operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza me Holokaustin, ka thënë ministri i jashtëm i Izraelit. Israel Katz akuzoi Luiz Inacio Lula da Silva për kryerjen e një “sulmi serioz antisemitik”. Ai thirri ambasadorin brazilian për ta kritikuar për komentet. “Ne nuk do të harrojmë e as do të falim. Është një sulm i rëndë antisemitik. Në emrin tim dhe në emrin e qytetarëve të Izraelit – thuajini Presidentit Lula se ai është person non grata në Izrael derisa ta kthejë atë,” tha zoti Katz. Dje, Luiz Inacio Lula da Silva tha: “Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez nuk ka asnjë paralele në momentet e tjera historike. Në fakt, ajo ekzistonte kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë”. Konfederata izraelite braziliane tha se deklarata e zotit Lula ishte një “shtrembërim pervers i realitetit” dhe akuzoi qeverinë e tij për një qëndrim “ekstrem dhe të pabalancuar”.

 

Kujtojmë se presidenti aktual i Brazilit ka kryer një kurs edhe në Tiranë në ish shkollën e partisë “Vladimir Iliç Lenin” në Laprakë të Tiranës

Please follow and like us: