Albspirit

Media/News/Publishing

BILBIL MEMAJ, KRENARI PËR SHËRBIMIN NË POLICINË E SHTETIT

Në vend të urimit për 65 vjetorin e lindjes të Gjeneral Prof. Asoc. Dr. Bilbil Shefqet Memaj, ish-Drejtori i 36-të i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (23 nëntor 2000 – 19 gusht 2002), ish-Rektor/Drejtor i Akademisë së Sigurisë (1.9.2014-18.5.2022), profesionistit të fushës së zbulimit, të rendit dhe të sigurisë publike…

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Njerëzit vijnë në jetë me dëshirën e prindërve dhe deri diku ndjekin rrugëtimin që prindërit projektojnë e dëshirojnë. Prindërit duan dhe kërkojnë që fëmijët të bëhen më të mirë, më të zotë për vete, për familjen, për shoqërinë e për Atdheun. Jo të gjithë ia arrijnë që të përbushin sukseshëm dëshirën prindërore. Rrugëtimi jetësor dhe sidomos ai i karrierës së Bilbil Memës janë mjaft sinjifikativë, që bëjnë krenarë gjithë punonjësit që shërbejnë me dinjitet dhe krenari në Policinë e Shtetit. Bilbil Shefqet Memaj është lindur më 15.02.1959, në Cakran të Fierit, në një oxhak me ndjenja të larta atdhetare e patriotike. Familja e tij ka gëzuar respekt në fshat e në krahinë dhe ka qenë pjesë vitale e të gjitha zhvillimeve progresiste të Cakranit dhe mbarë krahinës. Bilbili, sipas të dhënave, ka qenë një fëmijë i mbarë dhe i zgjuar që në vegjëli dhe ga gëzuar respektin e bashkëmoshatarëve dhe mbështetjen e të rriturve, si dhe premtonte që do të ecte i sigurt në rrugën e jetës. Pas përfundimit tëarsimit fillor e tetëvjeçar ndoqi studimet e larta në ish-Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në Degën e Zbulimit në vitet 1978-1981, më tej ka përfunduar Akademinë e Policisë si dhe mban gradën “Master për Sigurinë Kombëtare”, gradën shkencore “Doktor” Lidershipi në Policinë e Shtetit. Më 2023 ka fituar titullin akademik “Prof. Asoc” nga UT me nr. 164 datë 25.9.2023, rregjistruar në AKKSHI: “B337”, sipas vendimit nr. 80 dt.14.6.2023 të Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik të UT. Gjatë karrierës Bilbil Memaj ka kryer detyrat: Maj 1981 – qershor 1982, komandant kompanie të zbulimit në Divizionin e Fierit; qershor 1982 – dhjetor 1982, instruktor në Shkollën e Përgatitjes së kuadrove oficerë rezervistë në Zall-Herr (RU.2350), Tiranë; dhjetor 1982 deri në dhjetor 1983, komandant kompanie në Gardën e Republikës; dhjetor 1983 – shtator 1993, pedagog – lektor, shef i Katedrës dhe Zëvendësdrejtor i Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aktualisht Akademia e Sigurisë; shtator 1997 – maj 1999, shef i Sektorit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; maj 1999 – prill 2000, Drejtor i Policisë së Prefekturës Shkodër; prill 2000 deri nëntor 2000, Drejtor i Policisë së Prefekturës Tiranë; nëntor 2000 – shtator 2002, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; tetor 2013 – shtator 2014, Drejtor i Drejtorisë së Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, 1.9.2014-18.5.2022, Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë dhe më tej këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të PSH-së nga 18.5.2022 deri më 1.3.2023, pasi me kërkesën e tij është liruar nga radhët e PSH me urdhër nr. 383 datë 23.2.2023. Gjatë karrierës së tij të sukseshme ka dhënë edhe provimet pasuniverisitare në Filozofi (Universiteti i Tiranës-1987), në Gjuhë Ruse (1988); Logjikë (1987); Psikologji e Përgjithshme (1985); Leadereship for security and Rule of Law 2016 Hagë, Hollandë, si dhe në kursin “Trajno Trajnerë” (2016). Ka qenë pjesëmarrës në dhjetëra kurse kualifikuese për metodat e mësimdhënies (me ekspertë Francezë, 1992), Tiranë; kurs kundër terrorizmit (1998), Kajro, Egjypt; kurs për drejtuesit e lartë të policisë mbi Planifikimin Strategjik, nga ICITAP – US Department of Justice, 1999, Tiranë; kursi “Mënyrat e bashkëpunimit rajonal”, Itali, 1999; Organizimi i Policisë, Bruksel, Belgjikë, 1999; Menaxhimi i krizave qeveritare, (Washington DC), SHBA, 2000; Shkollimi i Policisë, Anakara, Turqi, 2000; Policia dhe të Drejtat e Njeriut, “study tour”, Kopenhagen, Danimarkë, 2001; Shkollimi i Policisë në BE, Metropolitan Police Mançester; Angli, 2001; Bashkëpunimi i policisë me komunitetin, Suedi 2013; Metodat e trajnimit Amerikan për Policinë, Texas, SHBA 2015; Trajnimi bazë i policisë, Michigan, ShBA 2016. Ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në dhjetra konferenca shkencore si në Belgjikë, Britani të Madhe, Bosnjë-Hecegovinë, Hungari, Kroaci, Serbi, Kosovë, Mali i Zi, etj. Profesor Memaj është autor i dhjetëra artikujve shkencorë dhe problematikë, si në gazetat e përditshme ashtu dhe në revistat shkencore brenda e jashtë vendit, autor i studimeve “Gjendje e brendshme e Policisë së Shtetit”, “Vetvrasjet në Shqipëri, vitet 2005-2015”, “Siguria publike arrihet me specialistë të shkolluar dhe inteligjentë” vetëm ose me bashkëautorësi; autor i librave “Lidershipi në Policinë e Shtetit”, “Policimi dhe çështjet e sigurisë” me bashkëautorësi si dhe i shumë ligjeve dhe manualeve të punës së policisë. Është njohës i mirë i gjuhëve angleze dhe ruse. Është graduar për herë të parë më 1991, n/kolonel, në vitin 1999 kolonel, në vitin 2002 Gjeneralmajor sipas dekretit nr. 3232, dt.22.01.2002 të Presidentit dhe që prej vitit 2015 mban gradën policore “Drejtues i Lartë”. Aiështë drejtor i bordit të Konsorsiumit Ndërkombëtar për Parandalimin e Krimit (NGO), 2002. Është vlerësuar me “Medalje e Nderit”  me rastin e 100 vjetorit të Policisë datë, 13.1.2013,  Medalje “Krenaria e Cakranit”; Medalje “Krenaria e Mallakastrës”, medalja “Ambasador i Paqes” 2006; Medalje e Nderit, me rastin e  104 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, (13.1.2017). Karakteristikë e veçantë është se Bilbil Memaj ka qenë Rektori më jetëgjatë në institucionin e Akademisë së Sigurisë, ku ka mundur të riformatojë e reformojë institucionin e arsimimit të lartë policor, sipas modeleve të përparuara europiane, ka rritur performancën akademike, ka sjellë bashkëpunime të shumta edhe jashtë vendit, ka krijuar një model të revistës shkencore “Policimi dhe Siguria”, ku në këtë revistë kanë shkruar në 9 vite rreth 600 vetë dhe që në 34 numra reviste janë publikuar më shumë se 6000 faqe, si dhe i ka mundësuar IAL policor një perspektivë të qartë bazuar në akte juridike dhe institucionale me vlerë për vijimësinë akademike. Është i martuar dhe ka një vajzë dhe një djalë. Faktikisht vijimësinë e konsolidimit institucional të Akademisë së Sigurisë e garanton sot Prof. Dr. Ilirjan Mandro, që është sot një rektor i zgjedhur dhe i dekretuar, një vijimësi stafete për një institucion solit të arsimimit policor shqiptar. Epokat ia lëshojnë vendin njera tjetrës, institucioni mbetet dhe duhet të ruajë e përkrahë më të mirën e mundshme për një arsim policor ku të gjithë elementët e së djeshmes dhe së sotmes sinergjojnë në cilësinë e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor.Emrat e drejtuesve institucionalë në historikun e Akademisë së Sigurisë lidhen me VKM-në nr. 184 datë 20.12.1971, kur u vendos krijimi i Shkollës së Lartë trevjeçare të Ministrisë Punëve të Brendshme me tre fakultete: Policimi, Sigurimi dhe Kufiri. Hapja e Shkollës së Lartë dhe fillimi i zhvillimit të programeve të rregullta mësimore u bë më 1.9.1972. Kjo shkollë u përfshi në sistemin e lartë arsimor policor, fillimisht jo universitar, me kohëzgjatje dy vjet me shkëputje nga puna dhe një vit stazh në organet policore vendore. Pas përfundimit të stazhit dhe diplomimit, studenti titullohej “Oficer policie”. Shkolla, ku Bilbil Memaj do të kryente një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij policore përgatistespecialistë të fushës së sigurisë së brendshme, si dhe funksiononte edhe sistemi i kurseve. Në planin historik më 1973 u fut edhe sistemi me korrespondencë, me kohëzgjatje katër vjet. Në maj 1979 studimet në Shkollën e Lartë u zgjatën në tre vjet pa shkëputje nga puna dhe një vit stazh në detyra policore. Pasi jepej provimi i formimit, bëhej diplomimi dhe titullimi “Oficer policie”.Bilbil Mema ishte komandant i kompanisë së zbulimit kur firmosej Vendim i Këshillit të Mbrojtjes, nr.2 datë 16.2.1982, “Për ngritjen e mëtejshme të punës mësimore edukative të shkollave ushtarake”, vendim që ishte firmosur nga Sekretari i parë i komitetit qendror, Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes dhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosira të RPSSH. Ishte koha kur shkollat ushtarake dhe shkolla e Saukut rritën më tej rolin dhe kontributin e tyre në edukimin e kuadrove të reja ushtarake e policore që synuan dhe ja arritën të pajisin ata me dije të plota të shkencës ushtarake dhe të Artit Ushtarak mbi Luftën Popullore në përputhje me zhvillimin e vendit, të procesit tekniko-shkencor bashkëkohor dhe të nevojave për forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit, si dhe sigurinë e brendshme. Ishte koha kur Bilbil Memaj projektonte të punonte pikërisht si mësimdhënës por edhe si drejtues në shkolla, pasi Ministria e Mbrojtjes Popullore dhe Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe të  Kulturës dhe dikasteret e tjera përkatëse morën masa për hartimin me nivel të lartë shkencor të planeve, programeve dhe teksteve mësimore, u forcuan katedrat si njësi bazë të punë mësimore-shkencore dhe edukative si dhe u ngrit niveli shkencor i punës, u rrit kualifikimi i pedagogëve dhe i asistent pedagogëve, duke u angazhuar plotësisht në punën studimore e shkencore, si kusht i rëndësishëm për ngritjen cilësore të procesit mësimor edukativ të shkollave ushtarake, u hapën kurse specializimi pasuniversitare për kuadrot me arsim të lartë ushtarak dhe policor. Fakt është se ngarkesa mësimore e instruktorëve dhe e pedagogëve të shkollave ushtarake e policore, u njësua me ngarkesën pedagogëve të shkollave të tjera të vendit. Kontributi i Bilbil Memës ishte sinjifikativ pikërisht në këtë fushë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, ku vijon edhe aktualisht ta japë kontributin e tij në përgatitjen e brezave të rinj veçanërisht në fushën e lidërshipit, të sigurisë dhe fusha të tjera speciale që lidhet me profesionin në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Duke parë kronologjinë e rritjes dhe zhvillimit të sistemit arsimor më 1984, Shkolla e Lartë mori një fizionomi të plotë në drejtim të ndryshimit të programeve mësimore, aktivitetit kërkimor shkencor, trupit pedagogjik e bazës didaktike, nisi të funksionojë me sistem katërvjeçar me shkëputje nga puna dhe pesëvjeçar me korrespondencë. Gjatë kësaj periudhe janë përgatitur një numër i madh kuadrosh dhe specialistësh të policisë me aftësi të mira etike dhe profesionale. Më 1991 kjo shkollë u shndërrua në Institutin e Policisë, me kohëzgjatje një vit. Më 1992, me VKM nr. 405, datë 15.9.1992, u krijua Akademia e Rendit Publik e cila kishte në përbërjen e vet Shkollën e Lartë dhe Institutin njëvjeçar të Policisë. Ndryshime të rëndësishme ndodhën më 1992, ku pësoi ndryshime në drejtim të organizimit, depolitizimit të programeve mësimore dhe demokratizimit të brendshëm të saj; më1 shtator 1993, në Akademi u pranuan studente femra për t’u përgatitur si oficere policie; me VKM nr. 281, datë 02.06.2000, Shkolla emërohet “Akademia e Policisë”; më2005, me mbështetje të programit ICITAP dhe Pameca, filloi procesi i reformimit të sistemit të edukim-trajnimit policor shqiptar dhe në shtator 2006 fillon programi i parë për trajnimin bazë policor me kohëzgjatje 20 javore. Nuk u përjetuan mirë VKM nr. 135, datë 11.2.2009 “Për mbylljen e Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari” dhe riorganizimin e arsimimit policor si pjesë përbërëse e Drejtorisë së Policisë së Shtetit”, Akademia pushoi aktivitetin si institucion i arsimit të lartë dhe të ulët, në nivelin e një Qendre të Formimit Policor. Por VKM nr. 185 datë 25.2.2015, krijoi“Akademinë e  Sigurisë”, pas gjashtë vjet ndërprerjeje, ku drejtoi për herë të parë si rektor Bilbil Memaj me një staf të përzgjedhur dhe të kualifikuar në përmbushje të misionit.

Drejtues madhor i Policisë së shtetit

Nga ana tjetër është me rëndësi të përmendim se Bilbil Mema nuk është vetëm një emër por një ndër drejtuesit më të suksesshëm të Policisë së Shtetit në 112 vjet të ekzistencës së shtet shqiptar. Emrat e drejtuesve të Policsë së shtetit janë tashmë të dokumentuar edhe në DPPSH: Halim bej Gostivari (Gjakova) janar–maj 1913; gusht 1919–dhjetor 1920; prill–gusht 1922; Fehim bej Mezhgorani (Tepelena) maj 1913 – 22 janar 1914; Veli Vasjari – prill – qershor 1914, janar – prill 1922; Sulejman Kërçiku – 2 tetor 1914 – 27 janar 1916; Ahmet Sinani – dhjetor 1920 – janar 1922; Musa Çepelia – gusht – dhjetor 1922; Hamza Isaraj – dhjetor 1924; Qazim Bodinaku – shkurt – korrik 1926; Rustem Ymeri – dhjetor 1926 – 1927; Hilë Mosi  – shtator 1928– 1929; Zef Kadarja – gusht 1940 – mars 1922; Theodhor Stamati  – mars – nëntor 1942; Shyqyri Borshi – nëntor 1942 – qershor 1943; Gjush Deda – qershor – gusht 1943; Kolë Radovani – shtator – tetor 1943; Skënder Selmanaj – tetor 1943 – janar 1944; Tahir Kolgjini – 10 janar 1944 – 24 nëntor 1944; Namik Xhafa – nëntor 1944 – 20 mars 1947; Lako Polena (Devolli) – 24 mars 1947- 2 shkurt 1948; Sali Ormëni – 16 shkurt 1948 – 2 mars 1951; Maqo Çomo – mars 1951 – mars 1952; Delo Balili – mars 1952-maj 1956; Xhule Çiraku – 1 maj 1956- shkurt 1968; Kasëm Servet Kaso (Kaçi) – shkurt 1968- janar 1980; gusht 1982-31 dhjetor 1984; Agron Vasil Tafa – janar 1980 – gusht 1982; Dilaver Bengasi – 1.1.1987 – 17 korrik 1990; Fadil Canaj- 17 korrik 1990 – 1 maj 1992. (mbyllja e fazës së demokracisë popullore dhe fillimi i demokracisë së vërtetë); Astrit Mehaj – 1.5.1992-22.6.1993; Sabri Jacaj – 22 qershor 1993-15 qershor 1995; Agim Shehu – 15 qershor 1995-30 qershor 1997; Sokol Baraj – 3 korrik 1997 – 16 maj 1998; Besnik Bregu – 16 maj 1998-4 shtator 1998; Hasan Ahmetaj – 4 shtator 1998 – 9 nëntor 1998; Veton Gjoliku – 9 nëntor 1998 – 20 janar 1999; Veli Myftari – 20 janar 1999 – 22 nëntor 2000; Bilbil Memaj – 23 nëntor 2000 – 19 gusht 2002; Bajram Ymer Ibraj – 12 shtator 2002 – 30 mars 2007; Ahmet Prençi – 30 mars 2007 – 28 tetor 2009; Hysni Burgaj – 28 tetor 2009-tetor 2013; Artan Didi – Tetor 2013-Prill 2015; Haki Çako – Prill 2015 – shkurt 2018; Ardi Veliu nga 5.2.2018 deri 6.10. 2021; Gledis Nano 6.10. 2021 deri më 29.8.2022) dhe Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku nga 7.9.2022 e në vijim, ndërkohë që ligji parashikon mandatin e kryerjes së kësaj detyre të rëndësishme dhe mjaft delikate për pesë vjet me të drejtë përsëritje.

Në funksionin më të lartë të drejtimit të arsimimit policor shqiptar

Edhe IAL i arsimimit policor ka historinë e vet sikurse gjithë institucionet arsimore të vendit. Kushdo që vjen në Akademinë e Sigurisë natyrshëm shikon edhe një copëz të historisë së AS-së, ku të bie në sy ndërmjet të tjerësh edhe Drejtori/Rektori Bilbil Memaj, ndërmjet gjithë drejtorëve e Rektorëve që kanë drejtuar ndër vite nga messhekulli i kaluar e deri në ditët tona: Sotir Argjëndari  (1945 -1948), Kolonel Riza Lubonja (1948-1954), Gjeneralmajor Halim Xhelo (1954 -1956) Kolonel Feti Smokthina (1956-1962), Kolonel Maman Saliu (1962-1966), Gani Goxhi (1972-1976), Muço Saliu (1977-1979), Rakip Beqaj (1979 -1982), Luan Gjonça (1983-1990), Ermir Dobjani (1992-1992), Skënder Doda (1993 -1995), Hysen Arapi (1995-1997), Luan Veliqoti (1997 -2000), Bajram Yzeiri    (2000 -2004), Pirro Llazi (2004 – 2006) Bilbil Memaj (1.9.2014 -18.5.2022), Ilirjan Mandro (18.5.2022 e në vijim). AS-ja është institucioni unik, që transmeton dije nëpërmjet arsimimit dhe kërkimit në fushën e rendit dhe sigurisë për përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera ligjzbatuese. Nga koha kur babai i pavarësisë Ismail Qemal bej Vlora thoshte më 13.1.1913: “…të siguroni sa më mirë qetësinë e vendit dhe rendin publik…” e deri më sot Policia e Shtetit ka shkruajtur historinë e saj, ku rol mjaft të rëndësishëm ka luajtur edhe Gjeneral Prof. Asoc. Dr. Bilbil Shefqet Memaj, i cili krahas kryerjes së përgjegjëshme të detyrës, ka shkruar edhe “Gjendja e brendshme e Policisë së Shtetit”, “Vetvrasjet në Shqipëri në vitet 2005-2015”, “Lidershipi në Policinë e Shtetit”,  ka qenë autor dhe bashkëautor i shumë ligjeve dhe manualeve të punës së policisë, në funksion të sigurisëpublike që kërkon përherë specialistë të shkolluar, inteligjentë si dhe profesionalë. Nderim, respekt dhe mirënjohje për punën si shtetar, drejtues i Policisë së Shtetit dhe rektor/drejtor i Akademisë së Sigurisë. Pensionimi është një çështje biologjike dhe stacion i pandalshëm jetësor, që vjen i qetë dhe natyrshëm, në tërheqje nga funksioni shtetëror, por që për Bilbil Memën është pritur me qetësi dhe siguri, për vijimësi në fushën e mësimdhënies, por edhe me krenari për rrugëtimin dinjitoz në karrierën e tij në Policinë e Shtetit e veçanërisht në kontributin në Akademinë e Sigurisë, ndërkohë që puna dhe kontributi në arsimimin e brezave të rinj jemi të sigurtë se do të vijojë.

Please follow and like us: