Zanë Mali: DIELL ZEMRE M’U BËRE

Çele në mua një lule pranvere
Agimeve të vona.
Me nektar blete
m’i ëmbëlsove mëngjeset
mbrëmjet
që s’vijnë as shkojnë pa ty.
Më dehe netëve
duke pikturuar me gjuhën tënde
poreve të mia
pasionin e fshehur prej vitesh
ma ringjalle
dhe dalëngadalë
diell zemre m’u bëre.