Rexhep Polisi: MES DY BOTËVE

Në ngricën e dimrit
Gdhend emrin tënd
Dhe ec kuturu…
Akujt e pendimit
Kanë ngrirë çdo send.
Sytë e tu më shfaqen
Në liqenin e lotëve.
E shkuara dhe
E tashmja
Rrëzohen
Në humnerën
E dy botëve…
Asgjë s’lumturon.
Vetëm kjo pishëz
Mes ngricës së acartë
Gjelbëron…
Please follow and like us: