Avdush Canaj: KY ËSHTË ATDHEU YT
S’e mbyllim më derën
me dry,
as ëndrrat nuk na trishtohen
si dikur,
as ujqit
nuk ulërijnë te porta,
as babit nuk ia lidhin duart
me pranga
për një vjershë për Atdheun.
Këmishat me shqiponjë
i veshim pa frikë,
plisin
e vëjmë kur të duam
e këndojmë me zë të lartë
deri te retë e përgjumura.
Dora s’na dridhet
kur shkruajmë emrin
Republikë.
Kjo është liria Lush,
liria.
Ky është atdheu yt,
të mirat tjera vijnë ngadalë.
Please follow and like us: