Falënderoj Shaban Muratin për kënaqësinë intelektuale që prej vitesh po na dhuron me librat e tij
Ishte kënaqësi e imja që mora pjesë në këtë promovim.
Më pas ishim të ftuar nderi të autorit në një gëzim e bisedim miqsh.
Falënderoj Shaban Muratin për kënaqësinë intelektuale që prej vitesh po na dhuron me librat e tij. Është një kolanë librash me përqendrim të thelluar te një problem kyç: Shqipëria e sotme dhe orientimet e saj diplomatike në këto kohë të ndërlikuara kur kombet duhet të jenë syhapët ndaj të papriturave në marrëdhënive ndërkombëtare.
Përtej çdo ushtrimi intelektual të stilit, të parashtrimeve, të elaborimeve prej eksperti, vijnë mesazhet tronditëse dhe drtitëhedhëse të librave të tillë. Autori me përvojën gjysmëshekullore në problemet e politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve diplomatike veç që është një arkiv i shumë të ndodhurave, ka dhe urtësinë të japë porosi me vlerë për sot e për nesër për vijën gjeopolitike në shërbim të interesit kombëtar që duhet të ndjekin qeveritë tona, trupat tona diplomatike. Na duhet një vijë diplomacie e shkëputur nga banalitete folklorike, historike, nga ideologjitë, nga interesat partiake, krahinore, fetare, a nga pëlqimet, simpatitë e rastit personale të liderave tanë ndaj liderave të rajonit a të botës ku jetojmë… Diplomacia duhet të jetë e ftohtë. Është një “shkencë” e rreptë që ka ligjisitë e veta jo aq të kapëshme për amatorët… për publikun. Është një lojë prej profesionistësh të fushës.
Urime ambasador Murati. Fat që je midis nesh. Librat e tu me prerjen aq të rreptë të orientimeve shekullore gjeopolitike kanë porosi që shikojnë thellë, e kapërcejnë tej pragun e kohëve që jetojmë.
Please follow and like us: