Zanë Mali: HAPAT E TU I NDJEJ
Bërthama e qelizës sate dua të bëhem
fshehur në zemrën tënde
që ti të lumturohesh përsëri.
Shpirti im
mëkatin më të madh që mund ta bëj me ty
t’i shkel rregullat e dashurisë.
Përtej çdo dyshimi
të jem pjesë jotja
lëkura që mbështjell e ruan trupin tend.
S‘ka ligj që më ndalon mos me të dashtë ty
Hapat e tu i ndjej
se si më vijnë nga pas
e rrëmbehesh aromës së trupit tim.
Please follow and like us: