Ibrahim Vasjari: Rrudhat e nënës
-Nga cikli poetik ‘’Mall e mbresa’’-
Në foto – nëna.
Një mori rrudhash
Mbi ballë e në faqet e thara.
Një hartë hieroglifesh
Me vraga ditësh të vrara.
Nëna – e trishtë,
E rreshkur, flokëthinjur
Unë – mes vegimesh
Me fatet jetës duke u grindur.
Rrah të zbërthej rrudhat e saj
Por a ia dal dot!?
Dhe ç’të lexoj!?
I dhimbshëm teksti i plotë.
Rrudhat – hieroglifet e së vërtetës
Zeher, si ditët e saj të jetës.
Please follow and like us: