Ardian Haziri: ZËRI TËRBUES
Kah rrugicat hijerënda kaloj,
Aty si perde bie errësira,
Lagjen qetësisht vështroj,
Si iu dha ditës lamtumira.
Mes mureve, papritur thyen heshtjen,
Një e lehur përplot inat.
Mbrëmjes ia zgjon kureshtjen,
Zëri tërbues në kët’ natë.
Please follow and like us: