Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: E vërteta

Është fjalëshumë

mërmërit si i dehur

lëkundet bareve –

endacak, nxjerr dorën

për një udhëtim falas –

karikaturë e një shoqërie

e cila dëshiron të dëgjojë

vetëm sa e bukur është.

Zoti i faltë frikacakët

tremben nga e vërteta

edhe të çmendurit

janë të dhunshëm.

Shkruajnë çfarë të duash,

por nuk bëjnë përshtypje –

metaforat, anaforat,

hiperbolat nuk ndihmojnë

njerëzit harrojnë gjuhën e tyre.

Dkush iu thotë të vërtetën
të cilën nuk duan ta dëgjojnë

në netët e ftohta me shi,

në rrugë, në këto ëndrra

ecën dikushi i vetëm

për në vendin ku është drita

dhe shprehet pafrikë mendimi.

Please follow and like us: