Albspirit

Media/News/Publishing

Silvi Bardhi: Dy fjalë mirënjohje për zyshën time, Ina Kasimati

Zysh Ina erdhi në klasën tonë për të dhënë lëndën e “Biologjisë”. Dallonte nga mesueset e tjera në gjimnaz për shkak të gjallërisë, energjisë pozitive dhe butësisë në komunikim. Gjithnjë e qeshur me këdo në klasë. Nuk bënte dallime mes nxënësve. Për të nuk kishte aspak rëndësi se çfarë nxënësi ishe, me rëndësi në orën e saj të tregoje vëmendje dhe respekt për mësimin. Zysh Ina asnjëherë nuk e kërkoi këtë vëmendje me dhunë apo egërsi. Ishte buzëqeshja e saj që na e bëri lëndën të dashur. Kushtet tona ishin skandaloze. Pa dyer, pa dritare, pa laborator. Një mësim si në Mesjetë. Por buzëqeshja e zysh Inës nuk m’u hoq asnjëherë nga mendja, edhe pasi vazhduam rrugët tona në jetë. Emocionin më të fortë e mora në vitin 2013. 14 vite pas përfundimit të gjimnazit kur zysh Ina më ftoi të isha pjesë e një organizimi solemn të gjimnazit “Çajupi”, ku kishte ftuar personalitetet e dala nga dyert e kësaj shkolle. Ishte një nga idetë e saj inovative për gjimnazin dhe kjo më emocionoi pa fund për respektin. Nuk jam e vetmja që e mendoj kështu. Jemi e gjithë klasa jonë.

Jeta është në vetvete, sfidë zysh Ina. Më dhe forcë pak kohë më parë, tani jam unë ajo që dua të të mbështes me zemër. Është e mahnitshme se sa e fortë je dhe çfarë shembulli përcjell tek secila prej nesh.

Të duam shumë!

Please follow and like us: