Arrestohet ish-ministri i ekonomisë i Kroacisë: Dyshohet se ka marrë subvencione për tulipanët, por nuk i ka mbjellë kurrë
Ish-ministri kroat i Ekonomisë dhe drejtori i “Croatia osiguranje”, Hrvoje Vojkoviq, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë Publike Evropiane kroate, raporton N1.
Mediat raportojnë se, sipas informacioneve jozyrtare, Vojkoviq është arrestuar për mashtrim me subvencione dhe falsifikim të një dokumenti biznesi dhe dyshohet se ka marrë subvencione për mbjelljen e tulipanëve që nuk i ka mbjellë kurrë.
Vojkoviç ishte anëtar i Partisë Social Liberale Kroate (HSLS) nga viti 1989 deri në vitin 2010. Ai ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv (OE) të degës në disa mandate, kryetar i Degës Podsljeme, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Zagrebit, anëtar i Këshillit të Vogël të HSLS dhe në shkurt 2006, në kuvendin unifikues zgjidhet nënkryetar i HSLS.
Në vitin 2002 u bë ministër i Ekonomisë, ndërsa në vitin 2004 në krye të “Croatia osiguranje”.
Ish-politikani dhe anëtari i HSLS u shkarkua nga posti i kryetarit të bordit të “Croatia osiguranje” pasi mediat filluan të shkruajnë për gjoja ndërtimin e paligjshëm të një shtëpie verore me pishinë në vitin 2010.
Një vit më vonë ai u akuzua për ndërtimin e paligjshëm të një vilë në zonën e mbrojtur të parkut natyror Žumberak-Samoborsko Gorje.