Ari Ukimeri: KABASHI I PRIZRENIT
Atje ku bjeshket puqen me qiellin
Atje ku toka u la me gjak
Trimat e Arbërit luftuan me shkaun
Duke e mbrojtur pragun, pa ju pasur hak.
Atje ku bjeshkët puqen me qiellin
E zanat e malit bëjnë roje
Ndodhet Kabashi i Prizrenit
Më i lashti në këto troje.
Unë ndihem krenare
Që jam nga Kabashi
Jam mbesa e Rrustës
E Salih Shabanit.
Kur bashkë me prindërit
Shkojmë për vizitë
Shqiponjat krenare
Dalin me na prit.
Gjyshi na rrëfen
Me shumë përkushtim
Për trimat sy patrembur
E për fshatin tim.
Çdo fshat i Kosovës
Ka nga një histori
Po Kabashi i Prizrenit
Ka më shumë se nji.
Please follow and like us: